E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi Zgjedhor, avantazhet që ka e majta për të fituar zgjedhjet



Shaban Sulçe
Opozita duket më e favorizuar se maxhoranca për të fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2009. Të paktën ky konkluzion mund të arrihet nëse analizon avantazhet që i siguron opozitës Kodi i ri Zgjedhor, sistemi proporcional rajonal, si dhe rezultatet e arritura nga partitë e majta në dy proceset e fundit zgjedhore. Në rast se në zgjedhjet e vitit 2009 partitë aktuale të së majtës minimalisht do të konfirmojnë rezultatet që arritën në dy proceset e fundit zgjedhore, opozita do të ketë shansin e artë për të triumfuar dhe larguar Sali Berishën nga pushteti. Edhe pse e majta pritet që të konkurrojë në këto zgjedhje e ndarë në dy koalicione, votimi vetëm për subjektet politike që mundëson sistemi proporcional rajonal nuk do të ndikojë në humbje votash apo mandatesh brenda saj.

Avantazhet

Avantazhi kryesor i Kodit të ri Zgjedhor për opozitën është i lidhur me mënyrën e votimit dhe me mënyrën e shpërndarjes së mandateve. I sigurt është fakti se nuk do të ndodhë fenomeni i ndarjes së votës së të majtës. Nëse në zgjedhjet e vitit 2005 kandidati i djathtë arrinte të fitonte mandatin, edhe pse kishte numër më të pakët votash se votat e marra në tërësi nga kandidatët e majtë, një gjë e tillë nuk do të ndodhë në zgjedhjet e 28 qershorit. Avantazh tjetër i Kodit të ri Zgjedhor është se sistemi proporcional rajonal shkërmoq bastionet e PD-së, kryesisht në pjesën veriore të vendit. Nëse më parë, në zonat e njohura si bastione të PD-së partive të majta do t’u duhej të kapnin 50%+1 të votave, tashmë, në këto qarqe, të majtëve u mjaftojnë thjesht të kalojnë pragun elektoral për të siguruar mandate falë formulave D’hondt dhe Saint Laguë. Ndërkohë edhe në qarqet me numrin më të madh të mandateve të deputetëve, koalicionet e PS-së dhe të LSI-së, edhe pse mund të marrin më pak vota se koalicioni i PD-së, të dyja bashkë përfitojnë më shumë mandate, si rezultat i formulës D’hondt.

Shembulli
Për të argumentuar avantazhin që ka e majta në tërësi nga Kodi i ri Zgjedhor, po japim shembullin e mëposhtëm. Nëse në një qark me 10 mijë votues dhe me shtatë deputetë presupozohet rezultati i mëposhtëm. Koalicioni i PD-së 4000 vota, koalicioni i PS-së 3500 vota, koalicioni i LSI-së 2100 vota dhe koalicioni “Poli i lirisë” 400 vota. Shpërndarja e mandateve sipas formulës D’hont bëhet si më poshtë:

Mandati i Parë: PD pas pjesëtimit me 1 4000 vota
Mandati i Dytë: PD pas pjesëtimit me 2 2000 vota
Mandati i tretë: PS pas pjesëtimit me 3 1200 vota
Mandati i katërt: LSI pas pjesëtimit me 4 500 vota
Mandati i pestë: PD pas pjesëtimit me 5 400 vota
Mandati i gjashtë: PS pas pjesëtimit me 6 200 vota
Mandati i shtatë: LSI pas pjesëtimit me 7 77 vota
Përfundimi: PD 3 mandate, PS 2 mandate, LSI 2 mandate
Pra PD-ja, edhe pse ka marrë numrin më të madh të votave, arrin të marrë vetëm tre mandate, ndërkohë që PS-ja dhe LSI-ja 4 mandate gjithsej, nga dy secila.

Rezultatet e 2005-s
Edhe në zgjedhjet e vitit 2005 kampi i djathtë mori më pak vota në proporcional, pavarësisht se arriti të shpallet fitues dhe të marrë pushtetin. Kjo pasi zgjedhjet e 2005-s u zhvilluan me sistemin e përzier, pra atë maxhoritar dhe proporcional, ku maxhoritari kishte numrin më të madh të mandateve të deputetëve, 100 të tillë. Gjithsesi, në proporcional, e djathta mori më pak vota se e majta, pavarësisht se votat e majta që u dhanë për Partinë Agrare Ambientaliste, si rezultat i Dushkut, kryetari aktual i saj, Lufter Xhuveli, i përdori për të hyrë në qeverinë e djathtë të kryesuar nga Sali Berisha. Në zgjedhjet e vitit 2005, edhe pse ndodhi lëvizja taktike, që njihet si fenomeni i Dushkut si dhe “tradhtia” e Xhuvelit, e majta arriti të marrë më shumë vota se kampi i djathtë, që gjithsesi u shpall fitues në këto zgjedhje. Rezultatet në proporcional u jepnin avantazh numerik partive të majta.

Zgjedhjet e vitit 2005
Partia Socialiste 121.412
Partia Social Demokrate 174.103
Lëvizja Socialiste për Integrim 114.798
Partia Agrare Ambientaliste 89.635
Partia Aleanca Demokratike 65.093
Partia Demokracia Sociale 57.998
Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 56.403

Partia Demokratike 104.796
Partia Republikane 272.746
Partia Demokrate e Re 101.373
LZHK 47.967
Partia Demokristiane 44.576
Partia Balli Kombëtar 22.896

Zgjedhjet lokale të vitit 2007

Në proporcional

Partia Socialiste 305.582
Lëvizja Socialiste për Integrim 121.172
Partia Social Demokrate 52.194
Partia Aleanca Demokratike 47.686
Partia Demokracia Sociale 39 390

Partia Demokratike 271.705
Partia Republikane 75.730
Partia Demokrate e Re 66.623
Partia Demokristiane 58.484
Partia Agrare Ambientaliste 49.016
Partia Lëvizja e Legalitetit 27.788

Rama në Burrel: “Certifikata pronësie për fermerët sipas Ligjit 7501”

Kryetari i Partisë Socialiste, gjatë takimit me të rinjtë e qytetit të Burrelit, ka ripërsëritur premtimin për dhënien e certifikatës së pronësisë të gjithë bujqve dhe fermerëve shqiptarë. Rama tha se në rast të fitores së socialistëve në zgjedhje, certifikatat e bujqësisë do të jepen mbi bazën e Ligjit 7501. “Ne do ta hapim epokën e re në fshat më 28 qershor, duke mbyllur procesin e certifikimit të pronësisë mbi tokën bujqësore mbi bazën e Ligjit 7501. Duke i kthyer bujqit e fermerët shqiptarë nga bujkrobër që mbijetojnë pa pronë e mbështetje nga shteti në zotë të tokës së tyre. Ata të Ministrisë së Bujqësisë thonë që e kanë mbyllur në 2008-n procesin, por sot realiteti është krejt tjetër, bujqit e fermerët ende nuk kanë në duar një copë letër që të tregojë se janë zotë në tokën e tyre”, - tha kreu i PS-së. Duke vënë theksin në domosdoshmërinë e një bashkimit të ri përtej ngjyrave partiake, Rama ka shprehur bindjen e tij se në 18 vjet të gjithë njerëzit e thjeshtë kanë mbetur të zhgënjyer nga vota që kanë dhënë, pasi nuk u janë zgjidhur hallet e problemet e së përditshmes.

25 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›