Nis debati mes PLL dhe kreut të grupit të LZHK-së Maksim Begeja

03/03/2005 Deputetët legalistë përgënjeshtrojnë një njoftim të dhënë për shtyp
Kryetari i Grupit parlamentar të LZHK-së, Maksim Begeja, vihet në qendër të debateve në mbledhjen e grupit, ndërkohë që mediat janë provokuar nga një njoftim i rremë, sipas të cilit Begeja është shkarkuar nga ky post. Me anë të një njoftimi të ardhur në redaksitë e gazetave, e cila mbante adresën e zyrës së shtypit të LZHK-së, njoftohej se kryetari i LZHK-së, Leka Zogu, i ka komunikuar Begesë shkarkimin nga posti i kryetarit të Grupit parlamentar. "Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të LZHK, që u zhvillua nën drejtimin e kryetarit të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Leka Zogu, ky i fundit i komunikoi Maksim Begesë, deri më sot kryetar i Grupit parlamentar të LZHK, shkarkimin nga ky post. Grupi parlamentar i LZHK-së do të vazhdojë aktivitetin e tij me të njëjtën përbërje, ndërsa kryetari i ri i këtij grupi do të emërohet në ditët e ardhshme", thuhet në njoftimin e ardhur në redaksi. Por deputetët e LZHK-së, pjesëmarrës në mbledhjen e Grupit parlamentar të kësaj partie, e konsiderojnë lajmin si të pavërtetë. Legalisti Athem Fejzullari në një prononcim për "Metropol" nuk mohon faktin se në mbledhjen e grupit është kërkuar dorëheqja e Begesë nga njëri prej deputetëve, por pjesa tjetër e hodhi poshtë këtë propozim. "Në mbledhje pati debate dhe njëri prej deputetëve ka kërkuar shkarkimin e Maksim Begesë, si kryetar i grupit, por propozimi i tij u hodh poshtë nga pjesa tjetër e Grupit parlamentar", tha Fejzullari. Lajmin si të pavërtetë e kanë konsideruar edhe dy deputetë të tjerë të LZHK-së, Dashamir Shehi dhe Uran Metko.