E Hënë, 2 Nëntor 2026

PD: Shpenzimet e qeverisë i kalojn 1 miliardë lekë

03/03/2005  Spaho kundërshton deklaratën e Dalipit

Sekretari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Edmond Spaho, duke iu përgjigjur reagimit të zëdhënësit Dalipi, për shpenzimet qeveritare thekson se administrata e qeverisë Nano për vitin 2005, do t'i kushtojë Buxhetit të Shtetit më shumë se 1 miliard lekë, shifër e barabartë me fondin vjetor për të papunët. "Administrata e qeverisë Nano gjatë vitit 2005 i kushton Buxhetit të Shtetit 1095 milionë lekë, ose sa gjithë fondi vjetor i pagesës për të papunët. Të dhënat e publikuara nga PD për shpenzimet e qeverisë Nano janë të sakta dhe i referohen shifrave të buxhetit të shtetit. Qeveria Nano jo vetëm që është qeveria e varfërisë, kontrabandës, korrupsionit, krimit ekonomik dhe vjedhjes së pasurisë kombëtare, por është dhe qeveria me koston administrative më të lartë ndaj taksapaguesve shqiptarë", tha Spaho. Sipas PD-së, shifra të larta të shpenzimeve nga Buxheti i Shtetit paraqiten dhe në administratat e doganave dhe tatimeve, megjithëse Shqipëria vazhdon të jetë vendi me evazionin fiskal më të lartë në Evropë. "Drejtoria e Tatimeve shpenzon 1790 milionë lekë, kurse ajo e doganave 1430 milionë lekë. Megjithë këtë vit Shqipëria është vendi me evazionin fiskal më të lartë në Evropë. Ajo vjel vetëm 15% tatime dhe taksa në raport me PBB, ose mbi dy herë më pak se vendet në rajon", tha Spaho. Sipas sekretarit të PD-së, qeveria e drejtuar nga Kryeministri e ka rritur për çdo vit koston e shpenzimeve të Buxhetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›