PS nuk pranon zhvillimin e votimeve në qershor

03/03/2005 Socialistë e konsiderojnë antikushtetuese iniciativën e opozitës për zhvillimin e votimeve në qershor
Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dje amendamentin e paraqitura nga kryetari i Grupit parlamentar të PDR-së, Nard Ndoka, me anë të të cilit parashikohej afrimi i datës së zgjedhjeve në muajin qershor. Me 7 vota kundër 3 pro dhe 1 abstenim, deputetët e Komisionit të Ligjeve vendosën që propozimi i Ndokës të mos marrë mbështetjen për t'u votuar në seancë plenare. Deputetët socialistë të komisionit e kanë konsideruar këkesën e deputetit Ndoka si antikushtetuese, duke bërë që nisma e tij të mos e kalojë provën e Komisionit të Ligjeve. Ndërsa do të jetë seanca që do të vendosë përfundimisht mbi të.
Amendamentet
Duke u shprehur se zgjedhjet nuk mund të zhvillohen në korrik, pasi ky është muaj pushimesh, deputetët e opozitës kanë paraqitur një amendament, që parashikonte afrimin e datës së zgjedhjeve në muajin qershor, duke respektuar dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Ka qenë Presidenti i Republikës, që ka kërkuar më parë këtë nismë, pasi, sipas tij, ka një mospërputhje mes Kodit dhe Kushtetutës. Ekspertët thonë se në Kushtetutë nuk përcaktohet qartë afati i përfundimit të mandatit të deputetëve. "Në bazë të amendamenteve të paraqitura nga Grupi parlamentar i PDR-së, Presidentit i jepet një hapësirë kohore prej një muaji për të përcaktuar datën e zgjedhjeve brenda muajit qershor. Zhvillimi i zgjedhjeve në muajin korrik do të ishte një atentat për votimet", tha Ndoka.
Votimi
Pretendimet e Ndokës janë hedhur poshtë nga anëtarët socialistë të Komisionit të
Ligjeve. Sipas tyre, amendamentet e paraqitura nga PDR-ja për afrimin e datës së
zgjedhjeve bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Sipas deputetëve
të majtë, data e zgjedhjeve është përcaktuar qartë në Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën e vendit, ndërsa amendamentet e paraqitura nga opozita nuk kanë bazë ligjore. Kjo ka bërë që socialistët të votonin për rrëzimin e amendamenteve në komision. Në mbledhjen e djeshme të komisionit mungonin një pjesë e mirë e deputetëve të opozitës, duke bërë që kërkesa për afrimin e datës së zgjedhjeve të merrte vetëm tre vota pro. Në mbledhje merrnin pjesë Nard Ndoka, i PDR, dhe Pjetër Arbnori e Pal Dajçi, të PD-së. Ndërkohë që për datën e zgjedhjeve abstenoi deputeti i LSI-së, Spartak Braho, duke lënë të nënkuptuar se LSI është për afrimin në qershor të zhvillimit të zgjedhjeve. Me këtë veprim të majtët i kërkojnë Presidentit të Republikës të zbatojë Kushtetutën. Institucioni i Presidentit ka zhvilluar takime me të gjitha forcat politike në vend për të gjetur rrugën e zgjidhjes së këtij problemi, me qëllim zhvillimin e një procesi zgjedhor të pranuar nga të gjitha palët.