E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodi do të qëndrojë dhe pas përfundimit të zgjedhjeve

15/04/2005  Deputetët kanë miratuar dje ndryshimet më të fundit në Kodin Zgjedhor. Në ligj thuhej se Kodi do të pushonte së ekzistuari një ditë pas shpalljes së rezultateve të votimit. Një nen i tillë mund të sillte vakuum ligjor, në rast se pas zgjedhjeve asnjë forcë politike nuk do të arrinte në miratimin e qeverisë së re. Sipas Kushtetutës, në rast se parlamenti nuk zgjedh qeverinë e re për tri herë me radhë, Presidenti shpall zgjedhje të reja. Por, duke parë se Kodi zgjedhor nuk do të ishte në fuqi, atëherë rrezikohej një situatë e vështirë. Ndaj, deputetët kanë miratuar një ndryshim, ku ligji do të qëndrojë në fuqi, deri në ndryshimin e tij. Në këtë mënyrë, deputetët kanë parashikuar garantimin e një ligji elektoral për mbarëvajtjen dhe të zgjedhjeve të parakohshme. Partitë e vogla gjatë seancës janë shprehur se ky vendim tregon se Kodi është i vdekur ende pa u zbatuar, pasi brenda dy muajve është kërkuar disa herë ndryshimi i tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›