E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nano nis takimet në Gjirokastër

15/04/2005  Kryeminitsri Fatos Nano këtë fundjavë do të vazhdojë turin e tij të takimeve me elektoratin dhe prezantimin e kandidatëve për deputetë në Jug të vendit. Qyteti i Gjirokastrës, mësohet të jetë dhe stacioni i parë, që Nano do të bëjë prezantimin e deputetes së kësaj zone, Makbule Çeço. Pas takimeve në Gjirokastër, Kryeministri pritet të shkojë në zonën e tij elektorale në Sarandë. Në këtë qytet mësohet se bashkëshortja Xhoana Nano së bashku me gratë socialiste të rreth do të zhvillojnë mbledhjen e forumit të gruas socialiste. Kryeministri Nano do të marrë dhe opinionet e strukturave të partisë në rrethe për përcaktimin e kandidaturave për deputetë. Pas vizitës në Jug të vendit, kryetari i socialistëve pritet që në fillim të javës të mbledhë Kryesinë e partisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›