PD nis bisedimet me PBDNJ
15/04/2005 Topi: Po analizojmë situatën në rrethet.
PD dhe PBDNJ kanë nisur takimet e para për të arritur në një marrëveshje parazgjedhore. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Bamir Topi, tha dje se PD-ja nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit me PBDNJ-në, e Dules, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas Topit, po bëhet një analizë e situatës, por deri në zgjedhjet e ardhshme gjithçka mes dy partive mbetet e hapur. “Kemi hap pas hapi një perceptim dhe një analizim të situatës, dhe ju e kuptoni që kemi koniunktura bashkëpunimi që mund të mos jenë të konsoliduara për nga interesi i momentit dhe në funksion të dy partive çdo gjë është e mundur”, tha Topi. Nga ana tjetër, nënkryetari i PD-së konfirmoi aleancën parazgjedhore me republikanët si dhe objektivat e PD-së për një bashkëpunim me partinë e Pollos. “Me Partinë Republikane çdo gjë është e konsoliduar dhe nuk ka pasur çarje. Ndërkohë, ka edhe një objektiv të qartë mes partive respektive PDRdhe PD-së për një bashkëpunim, por modalitetet teknike nuk mund të bëhen publike në këtë moment”, tha Topi. Mundësia e një bashkëpunimi mes PD dhe PBDNJ-së në zgjedhjet e ardhshme u hodh në opinionin publik pas refuzimit të Dules për të marrë pjesë në koalicionin e maxhorancës. Dule deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, PBDNJ do të dalë e vetme në zgjedhje në të 100 zonat elektorale. Bashkëpunimi mes dy partive pritet të realizohet në zonat me pakicë minoritare, por që lufta elektorale mes dy partive pritet të zhvillohet e ashpër. Një bashkëpunim i tillë u vu re dhe në zgjedhjet e lokale të 2003, ku Dule mbështeti PD-në në zgjedhjet e Sarandës, ndërsa PD-ja mbështeti PBDNJ-në në Himarë, ku nuk vuri kandidat për kryetar bashkie.