PE, Rezolutë për Ballkanin
15/04/2005 Parlamenti Evropian ka miratuar dje një Rezolutë, mbi situatën në rajonin e Ballkanit. Në lidhje me situatën në Shqipëri, PE shpreh shqetësimin për situatën e ndezur politike në prag të zgjedhjeve parlamentare. Gjithashtu, një pikë e Rezolutës thekson dhe klimën e ndezur brenda partisë më të madhe qeverisëse si dhe mes dy partive PD dhe PS. Parlamentari Oli Rehn për këtë pika tha se në letrën, që i ka dërguar Kryeministrit Nano, e ka bërë të qartë se Komisioni Evropian mund të propozojë përfundimin e procesit të bisedimeve për marrëveshjen e asociim-stabilitetit veçse në rast se zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në përputhje me standardet ndërkombëtare. Përveç tyre, rezultate të dukshme duhen vërejtur në luftën kundër krimit të organizuar dhe kriminalitetit. Eshtë theksuar se situata duhet të jetë më e stabilizuar, në mënyrë që të mos ndikohet në fusha të tjera të zhvillimit të vendit. Parlamenti Evropian ka kërkuar respektimin e të drejtave të njeriut, si një çështje thelbësore.