Miratohet ndryshimi në ligjin për prokurimet publike
15/04/2005 Bode: "Ky ligj ligjëron korrupsionin dhe kjo jo për një vit, por për disa vjet"
Parlamenti miratoi dje, pas debateve dhe akuzave, që u shkëmbyen mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës, disa ndryshime në ligjin për prokurimet publike.
Amendamentet konsistonin në dhënien e prokurimeve për rritjen e shërbimeve publike, në spitale dhe shkolla, me një afat deri në pesë vjet. Për këtë pikë, opozitarët thanë se po ligjërohet korrupsionit dhe pushtetarëve aktuale po u jepet shansi të tenderojnë për vite me radhë. Ritvan Bode tha se "çështja kryesore është që ky ligj ligjëron korrupsionin dhe kjo jo për një vit, por për disa vjet. Ulet konkurrenca, duke u dhënë mundësi atyre firmave që janë të lidhura me qeverinë dhe u jep mundësi qeveritarëve që të përdorin prokurimet për qëllime elektorale". Deputeti demokrat akuzoi qeverinë se ndryshimet në ligjin për prokurimet pubilke po bëheshin për qëllime elektorale. Sipas tij, miratimi i këtyre ndryshimeve është absurd dhe qëllimi i paraqitur nga qeveria është qesharak. Por, ndërsa opozitarët kanë kërkuar që votimi të shtyhet për në legjislaturën e ardhshme, socialistët kanë vijuar me votimin. Zëvendëskryeministri Namik Dokle tha se "ligji ekzistues është shumë i mirë, por nuk është si vera që sa më shumë kalon aq më e mirë bëhet. Opozita ka për detyrë të kundërshtojë, ndërsa ne të punojmë në mënyrë që t'u shërbejmë qytetarëve që kur të venë në spital të mos gjejnë çarçafë të grisur". Ndërsa Bufi theksoi se zhvillimi për çdo vit i tenderave krijon më tepër mundësi për veprime korruptive, sepse çdo gjë niset nga e para dhe rrugës krijohen mundësi të mëdha për abuzime".