Olldashi dhe Xhiku, konkurrent për PD e Tiranës

15/04/2005 Kryesia e Demokratëve ka përzgjedhur dy emra, nga 25 kandidatët e paraqitur prej degëve
Më 17 prill, konferenca do të votojë zëvendësuesin e Minarollit
Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur dje dy kandidaturat që do të përballen për kreun e degës së Tiranës. Burimet zyrtare shprehen se nga 25 emrat e propozuara nga seksionet dhe nga nëndegët e kryeqytetit, Kryesia ka vendosur të përzgjedhë si kandidatë për këtë post emrat e Sokol Olldashit dhe Arben Xhikut. Ky i fundit ka qenë anëtar i KQZ-së në vitet 1996, aktualisht anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së. Ndërsa pas dy ditësh, pritet që të zhvillohet Konferenca e Tiranës, ku dhe do të votohet kryetari i ardhshëm i PD-së Tiranë. Ky post deri më tani drejtohet nga Vili Minarolli.
Emrat
Në listën e kandidaturave të propozuara nga seksionet dhe degët e PD-së në kryeqytet kanë qenë rreth 25 emra, nga të cilat kryesisë qendrore i duhej të përzgjidhte vetëm dy. Kryesisë i janë dashur të selektojë mes emrave si Bamir Topi, Sokol Olldashi, Spartak Ngjela, Bujar Nishani, Aleksandër Biberaj, Fatos Beja, Omer Stringa apo dhe anëtarit të KOP-it, Lulzim Basha. Më i votuari i bazës, sipas burimeve nga kryesia e PD-së, ka qenë Sokol Olldashi. Ndërkohë, në garën e Tiranës përballë Olldashit kryesia e PD-së ka vendosur për emrin e Arben Xhikut, me profesion inxhinier, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, ish-anëtar i KQZ-së në vitin 1996. Deri ditën e djeshme, kur Kryesia vendosi për kandidaturën e tij, emri i Arben Xhikut nuk ishte përmendur si favorit për kreun e PD-së së Tiranës.
Përballja
Pas deklarimit në parlament të deputetit Olldashi, se do të jetë ai që do të kandidojë përballë minstrit të Bujqësisë, Agron Duka, vëmendja e anëtarësisë së bazës të kryeqytetit dhe e medias u drejtua drejt kandidaturave të tjera të listës për kryetarin e PD-së së Tiranës. Në bazë të traditës së ndjekur nga PD-ja për kryetarin e degës së kryeqytetit, këtij të fundit i lihej për të kandiduar për deputet një nga zonat e konsideruara si bastion i PD-së. Përvoja ka treguar se kryetarit i lihet zona e Laprakës, në të cilën pritet të kandidojë anëtari i KOP-it, Lulzim Basha dhe kjo bëri që emri i tij të përflitej si kandidaturë kryesore në garën për kreun e PD-së së kryeqytetit. Por, me sa duket, këtë herë PD-ja ka ndryshuar strategji. Arben Xhiku nuk është përfolur si kandidat i mundshëm në ndonjë zonë të Tiranës, ndërsa Olldashi është deklaruar si kandidat për deputet në zonën e Shijakut, përballë ministrit Duka. Për sa i përket Lulzim Bashës, kandidatura e këtij të fundit, sipas burimeve në PD, nuk është parë si e arsyeshme në garën e kreut të PD-së Tiranë, për shkak të mungesës së përvojës partiake. Burimet shprehen se kryetari i PD-së së Tiranës, duhet të jetë një njeri që e njeh jetën politike të partisë dhe strukturat e saj.
Aliaj nis konsultimet më kompaninë amerikane
Besnik Aliaj, kandidati që do të garojë përballë Kryeministrit Fatos Nano, në zonën 99, në Sarandë, ka zhvilluar dje një takim me përfaqësues të kompanisë amerikane Barbour Griffit & Rogers, nga të cilët ka marrë siguri për mbështetje dhe monitorim të zgjedhjeve në zonën e tij. Burime në PD shprehen për “Metropol” se Aliaj ka marrë kontakte dhe me një numër të konsiderueshëm përfaqësish diplomatike të akredituara në vendin tonë, për të diskutuar rreth zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, si dhe përballjes së Sarandës. Ndërkohë, kandidaturën e Besnik Aliajt, përballë Kryeministrit Nano, në Sarandë, e ka pranuar dje edhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Bamir Topi. Gjatë një konference për shtyp, Topi u shpreh se nesër KOP do të ketë një takim në Sarandë, ku pritet të bëhet dhe prezantimi i Aliajt, si kandidat për deputet në zonën 99. “Unë e di që kanalet e informacionit janë të shumëfishta dhe media është pararojë, por unë do të thoja që, paraprakisht, nuk ka një prononcim zyrtar. Të shtunën, në Sarandë, ka një takim të KOP dhe Aliaj do të jetë koordinator në zonën e bregdetit, duke u fokusuar veçanërisht në zonën e Sarandës. Sikurse e dini dhe ju, Aliaj është një person me integritet të çmuar moral, begraund moral dhe aktiv në KOP, i cili dita-ditës po bëhet publik dhe nuk është çudi që të ketë dhe një prononcim të qartë ditën e shtunë dhe në Sarandë”, tha Topi.
Miratohet kryetari i PD Tropojë
Partia Demokratike, dega Tropojë, ka zhvilluar Kuvendin e 8 të saj, ku ka zgjedhur dhe kryetarin që do të drejtojë degën e PD-së në katër vitet e ardhshme. Sipas një njoftimi të degës së PD-së Tropojë, në garë u futën dy kandidatë, Astrit Margjekaj dhe Syl Ismaili. Pas votimit të 197 delegatëve, kryetar i PD-së së Tropojës u shpall Syl Ismaili, me profesion inxhinier. Tropoja është konsideruar gjithmonë si një nga bastionet e PD-së, ku kjo forcë politike ka fituar të gjitha zgjedhjet parlamentare që nga viti 1992. Dega e PD-së në këtë rreth ka gjithsej 80 seksione dhe 1150 anëtarë partie. Të deleguar nga qendra për të ndjekur zhvillimet e konferencës së Tropojës ishin deputetët Ilir Bano, Ibrahim Bruka, Zef Gjoka dhe anëtari i Këshillit Kombëtar, Aleksandër Biberaj. Në kuvend u vunë në dukje problemet që e shqetësojnë komunitetin, si papunësia e madhe, mungesa e investimeve etj.