Kodi i Etikës jo me policë
02/05/2005 Kodi i Etikës nuk duhet të zbatohet me policë, atë duhet ta kontrollojnë mendja dhe qytetarët, tha Moisiu, ndërsa foli për politikën dhe zgjedhjet. “Po shoh që në këto zgjedhje po hyjnë edhe njerëz që kanë poste dhe që manaxhojnë fonde të mëdha, nëse këtë igranohen në politikë, pasi nuk ka kërkesa ligjore, ata duhet të largohen. Me vjen keq që këtu në Berat për një urë si ajo e Gorigës, nuk ka fonde për tu riparuar. Kjo tregon se ka neglizhencë qeveritare dhe istitucionale”, tha Moisiu në takim. Edhe kreu i ateljes Ajet Nalbani, i ka kërkuar ndihmë presidentit të repuplikës për dhëninen e kredive afat gjatë dhe shtimin e fondit për 273 shtëpive të tre lagjeve muze. Sipas tij, nga dita në ditë lagjet muze po degradojnë. Edhe për dosjen e UNESKO-s, kreu i kësaj atelje është treguar kritik për Ministrin e Kulturës që sipas tij, ndërroi dosjen e Beratit me atë të Gjirokastrës.