E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moisiu kritika gjyqatrëve dhe prokurorëve

02/05/2005  Gjykata duhet të jetë më e impenjuar dhe përgjegjse në dhënien e vendimeve, pasi në të shumtën e rasteve, ato kthehen nga gjykata e Apelit të Vlorës, ka tërhequr vëmendjen presidenti duke pyetur për pjesmarjen në seminaret e magjistraturës. Ndërkaq, Fatime Velçani, Kryetare e gjykatës, tha se ka shume kthime të çeshtjeve për rigjykim edhe për çështje pa ndonjë preçedent thelbësor, ndërsa ka pohuar para presidentit se ka bërë disa ballafaqime dhe ka sqaruar palët ne proçes, dhe u ka tërhequr vëmendjen disa gjyqtarëve. “Ju të prokurorisë nuk duhet të tregoheni liberalë ndaj atyre që nuk punojnë me përgjegjësi, këni marrëdhënie me policinë gjyqësorë, çfarë masash keni marrë ndaj shkelësve të ligjit?”, iu kërkoi llogari presidenti përfaqësuesve të prokurorisë në takim. Më pas, prokurori i Beratit Xhemal Saliaj, ka renditur shifrat se për vitin 2004 ka pasur 500 raste ankesash, ndërsa janë regjistruar 329 proçedime, 27 janë pushuar, 84 pezulluar. “Kam një shqetësim për gjykatën e apelit të Vlorës, edhe pse jemi të detyruar të zbatojmë vëndimet e tyre deri tani kemi një lirim të një të akuzuari për trafik të Fatos Sakolit, dhe që tani është larguar dhe kjo, vetëm për arsye se është kthyer disa herë dosja e tij për rigjykim”, tha prokurori.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›