E Hënë, 2 Nëntor 2026

Politika duhet të jetë si feja në Berat

02/05/2005  Mojsiu tha se kishte zgjedhur Beratin për Pashkët, pasi në festa të tilla, sipas tij i jepet mundësia të marrë kontakt të drejtpërdrejt me popullin dhe pushtetin vendor. “Në qytetin tuaj më mirë se kudo tjetër, ka egzistuar dhe egziston bashkëjetesa fetare me një mikpritje të veçantë. E them këtë se kam jetuar në këtë qytet në vitet 1937-40 në lagjet Vakëf dhe Çelepias, dhe kam qënë në kishë që në moshën 6 vjeç. Është kënaqësi të shikosh tolerancën fetare të pa zvëndësueshme që tregon një kulturë qytetërimi ta hershëm”, tha Moisiu. Këtë tolerancë, sipas Moisiut, duhet ta ketë edhe politika, dhe shëmbulli i saj është edhe firmosja e Kodit të Etikës, i cili u firmos nga të gjithë kryetarët e partive politike. Na pret një fushatë zgjedhore e cila duhet të jetë model civilizues në politikë,tha Moisiu, por vërej se politika në bazë, është vërtetë tolerante ndërsa në qendër kjo është minimizuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›