Kodi i ri, pritet ndryshim i hallkave zgjedhore
Drafti i ri PD-PS për reformën zgjedhore do të ketë në përmbajtje “bomba” të vërteta elektorale. Vetëm në fillim të javës tjetër do të zbardhet gjithçka kanë rezervuar ekspertët e partive të mëdha për kryerjen e kësaj reforme për çështje që janë mjaft delikate. Burime nga të dyja partitë thanë dje për “standard” se propozimet prekin tre pjesë të rëndësishme të organizimit të zgjedhjeve, organizimin e KQZ-së, si dhe paraqitjen e një formule të re në funksionimin e komisionit të qendrave të votimit dhe më pas të numërimit të votave. E gjithë kjo pritet të prekë përfaqësimin e partive të vogla, duke parashikuar kështu debate të ashpra politike në Kuvend. Dy partitë e mëdha kanë rezervuar formulë të re të funksionimit të KQZ-së, por akoma nuk dihet nëse ajo do të jetë drejt një institucioni teknik apo dypartiak siç ka qenë më parë. Ajo çfarë siguruan burimet nga dy partitë e mëdha është se me bërjen e Kodit të ri Zgjedhor do të ndryshojë thuajse në tërësi e gjithë mënyra se si janë organizuar deri më sot zgjedhjet në Shqipëri. Çka do të thotë se nga ndryshimet do të preken të gjitha hapat që ndiqen për organizimin e tyre, ku më të rëndësishmit janë ndryshimi i komisioneve zonale zgjedhore dhe komisioneve të qendrave të votimit. Të njëjtat burime konfirmuan se për herë të parë në këto komisione pritet të jetë prania e një personi që vjen nga sistemi gjyqësor, që do të vëzhgojë procesin, por që të gjitha propozimet mbeten ende për t’u shqyrtuar dhe miratuar. Drafti po mbahet sekret nga dy partitë e mëdha, kjo për shkak se pritet që të ngjallë reagime të ashpra nga partitë e vogla, të cilat që tani janë shprehur kundërt punës PD-PS për reformën zgjedhore. Partitë e vogla janë të shqetësuara për propozimet që do të vijnë. Siç pohoi dje edhe një prej anëtarëve të këtij komisioni, Spartak Braho i LSI-së, nuk janë ende në dijeni të propozimeve të dy partive të mëdha, dhe presin mbledhjen e ditës së hënë për t’u njohur me to. Ai mohoi të ketë dijeni për atë çfarë kanë përgatitur dy partitë e mëdha. Tri janë çështjet që pritet të sjellin debate të ashpra dhe që i detyrojnë për momentin dy partitë e mëdha që ta mbajnë sekret organizimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe formulën e komisioneve të qendrave të votimit dhe të numërimit të votave. Tri hallkat më të rëndësishme të procesit këto. Nëse në këto tri instanca do të aplikohen reduktime të numrit të anëtarëve dhe përfaqësimi i tyre vetëm nga partitë e mëdha, muaji korrik do të jetë një ndër më të vështirët për Kuvendin. Deri më tani të vegjlit janë shprehur kundër mënyrës së vendimmarrjes në komision dhe duket se kundërshtimet e tyre përveç zhurmës nuk do të sjellin asgjë të re, kjo sepse tashmë ekziston një konsensus paraprak mes dy partive të mëdha, të cilat të marra së bashku arrijnë ta votojnë atë.
Çështja e votës së emigrantëve ka çuar në një luftë protagonizmi dy lëvizje politike, LSI-në dhe G99. Një ditë pasi LSI dorëzoi në Kuvendin e Shqipërisë propozimin e saj ligjor për të mundësuar që emigrantët të votojnë në zgjedhjet e 2009-s, dje G99 prezantoi platformën e saj publike për mënyrën e votimit. Pak a shumë dy draftet kanë ndryshime të vogla teknike. G99 thotë se një ndër elementët kyç, për të garantuar që votimi i jashtëm të jetë i pamanipulueshëm dhe i drejtë, është regjistrimi i votuesve dhe kjo do të ishte e pamundur nëse nuk kryhet dixhitalizimi i regjistrit themeltar të popullsisë dhe rrjedhimisht i listave të votuesve. Vendi i votimeve duhet të jenë misionet diplomatike, ose duke bërë një kërkesë për këtë qëllim me anë të postës normale apo postës elektronike, drejtuar një strukture të posaçme të krijuar pranë KQZ, e cila do të merret me procesin e regjistrimit të votuesve të jashtëm. Kësaj kërkese duhet t’i bashkëngjitet adresa fizike dhe mundësisht një adresë e-mail. Në këtë mënyrë shteti do të ketë një ide të saktë për numrin e shtetasve jashtë vendit që duan të votojnë. Më pas shtetasve që kanë shprehur dëshirën të votojnë u niset me postë rekomande dhe kthim të parapaguar nga shteti shqiptar një material informativ, ku shpjegohen procedurat e regjistrimit, si dhe një formular regjistrimi që përmban pyetje mbi të dhënat e tyre personale, si dhe informacion mbi njësinë territoriale administrative në Shqipëri, ku ata kanë qenë të regjistruar përpara largimit nga vendi. Atyre do t’u kërkohet po ashtu të nënshkruajnë një deklaratë ku shprehin pëlqimin që emrat e tyre të spastrohen nga listat e votuesve në territorin shqiptar, duke u vendosur në një listë të posaçme për votuesit e jashtëm. Materialet do t’u dërgohen atyre me një shërbim postar rekomande të parapaguar nga shteti shqiptar. Kjo praktikë shërben për të konfirmuar identitetin e shtetasit që ka shprehur interesin për t’u bërë votues i jashtëm, duke shmangur në këtë mënyrë abuzime të mundshme.