Vendimi, rritja e pagave sipas kategorive
Buxhetorët shqiptarë do të kenë më tepër para në xhepat e tyre, ndërkohë që tani e tutje do të kemi një administratë të mirëpaguar e të shpërblyer, në përputhje me punën që bën. Kjo, për shkak të zyrtarizimit të vendimit të djeshëm të qeverisë për rritjen e pagave të buxhetorëve të shtetit. Mjekët, infermierët, mësuesit e sistemit parauniversitar dhe funksionarët e thjeshtë, janë kategoritë për të cilat qeveria miratoi dje në mbledhjen e radhës rritjen e pagës. Kjo rritje do të fillojë nga paga e 15-ditëshit të ardhshëm, e cila do të rritet deri në 15 për qind për kategori të caktuara. Kryeministri Sali Berisha, duke zbardhur skemën e rritjes së pagave, para anëtarëve të kabinetit qeveritar, bëri të ditura kategoritë më përfituese që, sipas tij, janë arsimtarët dhe punonjësit e shëndetësisë. Për funksionaret e lartë rriten me 4%, për arsimtarët 14% dhe për punonjësit e shëndetësisë në masën 15%. Ashtu siç kishte premtuar prej kohësh, qeveria miratoi zyrtarisht rritjen e pagave për 13 kategoritë e të punësuarve në sektorin shtetëror.
Berisha bën krahasimin me 2005-n
Tre vjet pas ardhjes në pushtet, Kryeministri Berisha u shpreh i kënaqur nga reformat e ndërmarra deri më tani nga qeveria e tij. Ai vlerësoi maksimalisht shëndetësinë dhe arsimin, dy sektorë, të cilët drejtohen nga dy prej aleatëve të PD-së, PDK-së e PDR-së. Kryeministri bëri një pasqyrë të gjatë të rritjes së pagave gjatë këtyre 3 vjetëve, ku rritja lëviz nga 55 deri në 90 për qind, kjo e fundit për sektorin e shëndetësisë dhe arsimit. Z. Berisha e cilësoi këtë rritjen më të madhe të pagave në Evropë, sigurisht duke iu referuar prodhimit të brendshëm bruto. Por rol të rëndësishëm sipas shefit të qeverisë në këtë proces ka luajtur edhe ulja e shërbimeve operative, e cila është reduktuar gati me 2 për qind, krahasuar me qeverinë paraardhëse të Fatos Nanos. “Qeveria po mban pikë për pikë, madje edhe me ndonjë tejkalim të qartë, programin e saj të rritjes më të madhe të pagave, se në çdo vend tjetër. Në rast se pagat janë rritur nga 65 deri në 89 për qind, inflacioni i të tre viteve të marra së bashku nuk kap vlerën 8 për qind. Në këtë mënyrë, është tejkaluar 6 apo 7 herë, sipas rastit, indeksimi për të gjitha pagat, përveç pagave të larta, të cilat thjesht janë indeksuar”, - u shpreh Kryeministri. Duke vlerësuar se në këto tre vjet qeveria ka realizuar rritje më të madhe të pagave se çdo vend tjetër evropian, Kryeministri Berisha theksoi se si rezultat i zvogëlimit të administratës, shpenzimet për pagat zënë vetëm 6.2 për qind të shpenzimeve të përgjithshme. Në përputhje me programin e saj, qeveria shpalli tre vjet më parë qeveri të vogël dhe rritje progresive të ndjeshme të pagave. Ndaj në gjykimin e Kryeministrit Berisha, efektet e saj kanë qenë të veçanta, madje unike. Sipas tij, zvogëlimi i administratës në rreth 104 mijë punonjës i dha vendit administratën më të vogël për frymë në Evropë. “Por, nga ana tjetër, rritja e pagave në këto tre vjet ka qenë më e lartë se në çdo vend tjetër të Evropës e më gjerë. Megjithatë, kjo ngarkesë mbi shpatullat e taksapaguesve është vetëm 6.2 për qind e Prodhimit të Brendshëm. Nga 30 për qind të shpenzimeve, shpenzimet për pagat zënë 6.2 për qind, karakteristika më tipike, se çdo gjë tjetër, për një qeveri të vogël, që peshon më lehtë se çdo qeveri tjetër mbi shpatullat e taksapaguesve”, - deklaroi z. Berisha.
Kategoritë që përfitojnë
Pagat e funksionarëve të lartë rriten me 4 për qind.
Pagat për punonjësit e ministrive dhe institucioneve në varësi të Këshillit të Ministrave rriten me 7 për qind.
Pagat për arsimtarët në të gjithë sistemin arsimor parauniversitar rriten me 14 për qind.
Pagat në sektorin e shëndetësisë, për 12 mijë infermierë dhe 4.700 mjekë në vend rriten me 15 për qind.
Pagat për punonjësit me paga të ulëta rriten në masën nga 7-15 për qind, sipas kategorive.
Krahasimi i rritjes së pagave 2005-2008
Paga mesatare për të gjithë punonjësit buxhetorë në vend nga 27.336 lekë në vitin 2005 është rritur në 42.439 lekë në muaj në vitin 2008, rritje prej 55 për qind.
Paga mesatare për punonjësit e institucioneve të varësi të ministrive apo institucioneve të tjera, për 46.939 punonjës, është rritur nga 31.275 lekë në muaj në vitin 2005, në 45.000 lekë në vitin 2008, apo 50 për qind më e lartë.
Paga mesatare për punonjësit e arsimit parauniversitar, për 36.288 arsimtarë, është rritur nga 23.100 lekë në muaj në vitin 2005, në 45.300 lekë në vitin 2008, ose rreth 75 për qind më e lartë.
Paga mujore e arsimtarit me shkollë të mesme është rritur nga 20.068 lekë në muaj në vitin 2005, në 35.013 lekë në muaj në vitin 2008, me një rritje prej 75 për qind.
Paga mujore e arsimtarit të shkollës tetëvjeçare është rritur nga 23.665 lekë në vitin 2005, në 41.847 në vitin 2008, ose një rritje prej 77 për qind.
Paga mujore e arsimtarit të shkollës së mesme është rritur nga 26.240 lekë në vitin 2005 në 45.055 lekë në vitin 2008, ose një rritje prej 72 për qind.
Paga mujore për infermierët është rritur nga 15044 lekë në muaj në vitin 2005, në 28.564 lekë në vitin 2008, ose 89 për qind më e lartë
Paga mujore e infermierit në Qendrat Spitalore Universitare është rritur nga 16.150 lekë në vitin 2005, në 29.061 lekë në vitin 2008, një rritje prej 80 për qind.
Paga mujore për infermierët në Qendrat e Shëndetit Publik është rritur nga 14.500 lekë, në 26.534 lekë në vitin 2008, me një rritje prej 83 për qind.
Paga mujore e infermierit në Qendrat Spitalore në rrethe është rritur nga 13.500 lekë në vitin 2005 në 24.300 lekë në vitin 2008, me një rritje prej 80 për qind.
Paga mesatare për rreth 3 mijë mjekë, është rritur nga 22.683 lekë në muaj në vitin 2005, në 41.700 lekë në muaj, ose rreth 84 për qind më e lartë.
Paga mujore e mjekut në Qendrat Spitalore Universitare është rritur nga 23.567 lekë në vitin 2005, në 39.700 lekë në vitin 2008, ose 68 për qind më e lartë.
Paga mujore e mjekut në Qendrat e Shëndetit Publik është rritur nga 19.850 lekë në vitin 2005, në 37.672 lekë vitin 2008, me një rritje prej 89 për qind.
Paga mujore e mjekut në Qendrat Spitalore në rrethe është rritur nga 19.492 lekë në vitin 2005, në 37.000 lekë në vitin 2008, me një rritje 89 për qind.
Paga mesatare për punonjësit e tatimeve është rritur nga 41.531 lekë në vitin 2005, në 62.497 lekë në vitin 2008, 50 për qind më e lartë
Paga mesatare për 999 punonjësit e doganave është rritur nga 36.486 lekë në vitin 2005, në 68.704 lekë në vitin 2008, ose rreth 88 për qind më shumë.