Zogaj: Projekti i PS-së për dosjet nxit luftë vëllavrasëse
Kuvendi shqiptar ka debatuar ditën e djeshme në lidhje me çështjen e hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Deputeti demokrat, Preç Zogaj, ka qenë i pari që hapi këtë çështje në Kuvend, ku akuzoi socialistët për qëllime djallëzore në lidhje me këtë nismë. Ai u shpreh se projektligji i PS-së, i ardhur në Kuvend për këtë çështje, në rast se miratohet do të hapë mes shqiptarëve një luftë vëllavrasëse. Sipas Zogajt, propozimi i socialistëve nuk merret me dënimin e krimeve apo të njerëzve që i kanë bërë këto krime, por merret me bashkëpunëtorët e jashtëm të Sigurimit të Shtetit, të cilët në shumicën e rasteve vepronin për mbijetesë.
Debatet
Fjalimi i Preç Zogajt ndezi interesin e deputetëve të të gjitha krahëve. Zogaj kërkoi që të ketë transparencë dhe të mos përdoret kjo çështje për luftë politike. “Projekti juaj, siç e dini mirë, nuk i gjykon njerëzit për atë që kanë bërë, por për atë që u ka ndodhur. Unë ju ftoj pa komente të tepërta për ta tërhequr me nxitim këtë projekt luftënxitës. Ju ftoj që të pranoni projektin e Partisë Demokratike, i cili referon vetëm veprimtaritë kriminale të subjekteve”, - tha Zogaj në Kuvend. “Miratimi i shpejtë i projektligjit “Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë”, është një obligim i Parlamentit dhe një respektim i rezolutës së Këshillit të Evropës”, - konfirmoi kryetarja e Kuvendit, Topalli, pas fjalës së deputetit Zogaj. Menjëherë ka reaguar deputeti socialist, Taulant Balla. Ai akuzoi kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, se po e përdor këtë çështje për protagonizëm politik. “Pas atij votimi, ku u rrëzuan pesë propozimet e ardhura nga Presidenti, ju kërkuat shqyrtimin e tri projektligjeve që kishin dy vjet në sirtarët e Kuvendit”, - tha Balla. “Përgjatë dy viteve, draftet e propozuara për këtë çështje kanë qenë të depozituara në Komisionin e Ligjeve dhe kjo do të thotë se opozita asnjëherë nuk ka pasur seriozitet në këtë çështje”, - iu kundërpërgjigj Topalli Ballës. Akuzave të mëtejshme të deputetëve socialistë, Topalli u është përgjigjur duke u thënë që të mos shpifin, pasi fjalët e tyre mund të prekin dhjetëra njerëz të pafajshëm. “Ky Kuvend duhet t’u mbyllë gojën të gjithë atyre që shpifin, ndoshta përpara duhet të shikoni brenda familjes së tyre. Ne të gjithë, duhet të jemi korrektë ndaj vetes, ndaj të tjerëve dhe ndërgjegjes së shoqërisë shqiptare. Në asnjë institucion të shtetit nuk duhet të punojnë njerëz me dosje, dhe aq më tepër në sistemin e drejtësisë, njerëz që kanë marrë pjesë në gjykata politike”, - tha kryetarja e Kuvendit.
Shqyrtimi i ligjeve
Kryetarja e Kuvendit, Topalli, përftoi nga debati i djeshëm për të garantuar miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve. Ajo tha se brenda këtij sesioni parlamentar, Komisioni i Ligjeve do të shqyrtojë dhe do të kalojë në Kuvend propozimin përkatës për sa i përket dënimit të krimeve në kohën e komunizmit. “Sot është një mazhorancë, e cila vjen nga një histori tjetër dhe ka obligimin për ta votuar këtë projektligj. Shpresoj se deputetët e Komisionit të Ligjeve do të paraqesin nismën brenda këtij sesioni parlamentar”, - tha Topalli. Komisioni i Ligjeve pritet që të fillojë ditën e hënë diskutimin në lidhje me çështjen e hapjes së dosjeve. Relatorët Aldo Bumçi dhe Arben Isaraj, do të paraqesin projektligjet e plota në këtë komision ditën e hënë. Paralelisht, në këtë komision do të dërgohet edhe projektligji i deputetit Aleksandër Bideraj, nënkryetar i Këshillit të Evropës, i cili është shprehur se ka mbledhur një nga praktikat më të mira që kanë ndodhur në vendet e ish-Lindjes komuniste.
Bumçi: Biberaj projekt personal, vetëm Komisioni i Ligjeve shkrin tre projektet
Projekti i ri i Partisë Demokratike për hapjen e dosjeve që mban firmën e deputetit Aleksandër Biberaj ka ngjallur menjëherë reagimin e anëtarit të Komisionit të Ligjeve, deputetit tjetër të PD-së, Aldo Bumçi. Bumçi nuk ka mirëpritur deklaratën e Biberajt, sipas së cilës projekti i tij është shkrirje e tre projekteve të mëparshme, të PD-së, PS-së dhe PDK-së. Sipas tij, vetëm Komisioni i Ligjeve mund ta bëjë këtë. Bumçi, i cili është edhe relatori i çështjes për pastrimin e figurave, deklaroi ditën e djeshme se “vetëm Komisioni i Ligjeve ka të drejtën për të integruar në një ligj të vetëm 3 variantet që janë paraqitur nga grupet parlamentare lidhur me projektligjin 'Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë'". Sipas tij, Komisioni i Ligjeve do të shqyrtojë çdo nismë në lidhje me pastërtinë e figurave të shtetit. “Mund të ketë edhe amendime apo sugjerime të tjera, të cilat do të merren në konsideratë nga Komisioni i Ligjeve, që do të nisë shqyrtimin e tyre gjatë javës që vjen. Biberaj është një deputet që përfaqëson Shqipërinë në Këshillin e Evropës dhe ka përvojë për shkak edhe të vetë rezolutave që ka bërë Këshilli i Evropës për dënimin e komunizmit, por kjo është një punë individuale e zotit Biberaj, e cila do të shqyrtohet si çdo propozim tjetër që do të vijë nga deputetët e grupeve parlamentare”, - tha Bumçi. Në Komisionin e Ligjeve janë depozituar tri projektligje në lidhje me këtë çështje. Relatorët, Bumçi dhe Isaraj, do të përmbledhin të gjitha propozimet dhe do t’i paraqesin në Komisionin e Ligjeve. Javën e ardhshme do të nisë edhe shqyrtimi në komision për këto çështje. Ndërkohë Biberaj shkruan në relacionin e tij se “projektligji që paraqitet është një projektligj integral i tre projektligjeve të paraqitura në Kuvend nga grupet parlamentare PD, PS dhe PDK, si dhe merr në konsideratë ligjin nr. 8043, datë 30.11.1995 “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”.
Starton punën Komisioni i Reformës Zgjedhore
Ditën e djeshme ka nisur nga puna Komisioni i Reformës Zgjedhore, që brenda një muaji do të paraqesë në Kuvend të gjitha nismat e përshtatshme ligjore për të ndryshuar Kodin Zgjedhor. Ndryshimet do të jenë në sinkron me ndryshimet kushtetuese që u miratuan pak muaj më parë, ku u vendos që Shqipëria do të ketë një sistem proporcional-rajonal. Mbledhja e parë e këtij komisioni u drejtua nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila u shpreh se kjo reformë është një angazhim i rëndësishëm, ndaj dhe duhet të mbyllet në kohë. Anëtarët e komisioni vendosën edhe sekretarin e tyre, i cili do të jetë deputeti Arian Madhi. “Është një ndër angazhimet më të rëndësishme që ky komision dhe më pas Parlamenti ka për të përmbushur në raport me shqiptarët, me veten, por edhe me kërkesat e ndërkombëtarëve. Besoj se ky projekt do t’i nënshtrohet një punë intensive. Kam informacion se ekspertët kanë punuar paraprakisht dhe ju mund të shfrytëzoni punën e ekspertëve për të analizuar më pas rrugën e duhur dhe për të mbyllur me gjithë angazhimin këtë proces brenda muajit korrik. Ky komision është ndërtuar mbi një format të ri, duke krijuar mundësitë për vendimmarrje të shpejtë, por dhe transparente. Jep mundësi që puna të konkludohet dhe të realizohet më shpejt. Keni në dispozicionin tuaj të gjithë stafin dhe byronë juridike”, - tha Topalli. Bashkëkryetarët e komisionit, Xhafaj dhe Rusmali, garantuan se do të ketë një angazhim maksimal nga të gjitha palët, për të përcaktuar ndryshimet e nevojshme.