Letra për Topin: Dekoruat një prokuror që dënoi një mik të Papës
Në zyrën postare të Presidencës ka shkuar një letër e veçantë e shkruar nga një ish-e përndjekur politike me emër Lili Komprencka, e cila i shpreh Presidentit Topi një protestë. Ajo ka kundërshtuar dekorimin e Skënder Brecës, një ish-prokuror në kohën e komunizmit, i cili sipas zonjës Komprencka, ka qenë prokurori që ka proceduar vëllain e saj, Xhelal Komprecka, në kohën e komunizmit nga ekzekutimi i të cilit është tronditur bota. Lili Komprecka i shkruan Presidentit duke i thënë se ka dekoruar një kriminel, pasi dënimi me vrasje i vëllait të saj ishte mizor, pasi ai ishte i pafajshëm. Komprecka shkruan se vrasja e Xhelal Kompreckës u cilësua nga Papa Gjon Pali si një krim tepër i shëmtuar pasi u dënua një person krejt i pafajshëm. Në letrën e saj, Lili Komprecka i kërkon Presidentit zgjidhjen e çështjes së ish-të përndjekurve si nga ana morale, ashtu edhe nga ajo materiale. “Zgjidhja e këtij problemi është jeta dhe nderi ynë”, - përfundon letrën Lili Komprecka dërguar Presidentit Bamir Topi.