E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodi, rruga e vështirë drejt miratimit

Rruga drejt përfundimit të miratimit të Kodit Zgjedhor po ecën nëpër një rrugë jo shumë të drejtë, por me pengesa dhe gropa. Pas kthimit për shqyrtim nga ana e Presidentit Topi, Parlamenti pritet të rimarrë në javën e ardhshme në shqyrtim një draft paraprak që më pas do të kalojë në seancë.

Kuvendi mori vendim në orët e para të ditës së martë për të ngritur komisionin e posaçëm zgjedhor. Po në këtë ditë, komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore u mblodh për të diskutuar mbi rrugët e shqyrtimit të dekretit të kreut të shtetit. Sërish është vendosur që drafti do të hartohet nga dy ekspertët e PD-së dhe të PS-së, Oerd Bylykbashi dhe Damian Gjiknuri. Ata pritet të japin mendime për çështjen e dekretit dhe për rrugët, që do të ndiqen për dekretin. PS dhe PD në komisionin e posaçëm janë shprehur për të shqyrtuar vetëm ato pika, që ka ngritur Presidenti i vendit, duke i mbyllur rrugët për kërkesat e LSI-së për rishikimin e neneve të tjera. Komisioni i posaçëm mbi bazën e vendimit të Kuvendit nuk ka një afat të përcaktuar për punën e tij.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›