Lohan: Vonesat për Kodin po bëhen rrezik për zgjedhjet
Vonesat për miratimin e Kodit Zgjedhor rrezikojnë zgjedhjet parlamentare të 2009-ës. Paralajmërimi ka ardhur nga kryetari i Komisionit Evropian në Shqipëri, Helmut Lohan. Numri një i KE-së në Tiranë i bëri deklaratat pas përfundimit të takimit me Presidentin Bamir Topi gjatë aktivitetit ‘projekti i binjakëzimit, mbështetje për KLD-në dhe Inspektoratin e tij‘.
Kreu i Komisionit Evropian, Helmut Lohan, duke shprehur shqetësimin për mosfillimin e punës për procesin e ardhshëm zgjedhor e vuri theksin e problematikës te vonesat në miratimin e Kodit Zgjedhor. "Komisioni Evropian nënvijëzon rëndësinë e bashkëpunimit dhe ndryshimet duhen bërë në mënyrë urgjente, pasi po rrezikohen zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.
Komisioni Evropian prej kohësh ka shprehur shqetësimin për procesin e zgjedhjeve të parlamentare të vitit 2009.
Zgjedhjet parlamentare të 2009-ës, të cilat lidhen ngushtë me Kodin Elektoral të përgatitur nga PD-PS dhe të kthyer pas në Kuvend nga Presidenti Topi, duket se janë shqetësimi momental i vetëm i faktorit ndërkombëtar.
Kreu i Komisionit Evropian në Tiranë kritikoi vonesat në miratimin e Kodit Zgjedhor dhe deklaroi se ndryshimet duhen bërë urgjente, pasi po rrezikohen zgjedhjet parlamentare.
Një nga detyrat kryesore që duhet të plotësojë Shqipëria për të ecur në rrugën e integrimit në BE janë zgjedhjet e lira. Standardet e zgjedhjeve të 2009-ës fillojnë të vendosen në dyshim nga ndërkombëtarët nga hapat prapa që politika po bën për hartimin e Kodit të ri Elektoral. Shqipëria në sytë e ndërkombëtarëve është e përqendruar te miratimi i dy kritereve kryesore, të cilat janë ajo në drejtësi dhe zgjedhjet parlamentare të 2009-ës. Këto të dyja janë sfidat më të rëndësishme të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Brukseli i ka vënë një detyrë precize Tiranës zyrtare për ballafaqimin elektoral të vitit të ardhshëm. Kjo do të thotë se procesi zgjedhor duhet të jetë totalisht sipas standardeve ndërkombëtare. Këtë e ka përsëritur edhe komisioneri evropian për zgjerimin, Olli Rehn, gjatë një fjalimi që mbajti rreth një javë më parë në Oslo, gjatë një ceremonie për nder të nderimit me çmimin "Nobel" të Marti Ahtisarit. Ndërkombëtarët për Shqipërinë kanë veçuar se vendi ynë ka bërë një ecje konstante përpara, por ka shumë për të bërë, ku zgjedhjet e ardhshme parlamentare duhet të bëhen në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare. Shpeshherë në takimet me ndërkombëtarët, Kryeministria ka bërë me dije se puna e qeverisë tashmë është fokusuar në intensifikimin e përpjekjeve dhe reformave për të përshpejtuar plotësimin e të gjitha standardeve që kërkojnë hapat e mëtejshëm të integrimit evropian të vendit. Sipas Kryeministrit, në këtë vit elektoral, objektivi kryesor i qeverisë është realizimi i zgjedhjeve konform standardeve ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Për këtë qëllim, po përfundohet ndërtimi i infrastrukturës zgjedhore për sa i përket realizimit të kartave të identitetit dhe Kodit Zgjedhor. Arritja e standardeve për zgjedhjet e 2009-ës, do t‘ia lejonin Shqipërisë kalimin në fazën tjetër, atë të liberalizimit të vizave. Në lidhje me këtë çështje, Maqedonia do të jetë vendi i parë që do të përfitojë, ndërsa vendi ynë pritet që gjithçka ta shikojë pas kalimit të provës së zgjedhjeve. Pas tyre, Shqipëria do të kërkojë përfundimisht atë për të cilën është folur vazhdimisht, liberalizimin e vizave.