Koeficientet për llogaritjen fillestare të pensionit
04/08/2011 Këshilli i Ministrave përcakton koeficientet e indeksimit vjetor nga 1994 deri më 2010-n
Me këto koeficiente do të llogariten vetëm pensionet që fillojnë nga 1 janari 2011
Pas ndryshimeve të bëra mbi pagën minimale si dhe masat e reja të kontributeve që duhen derdhur nga secila shtresë për efekt të sigurimeve shoqërore, qeveri ka përcaktuar dhe koeficientet e rinj që do të përfshihen në llogaritjet fillestare për pensionet. Në mbledhjen e ditës së djeshme Këshilli i Ministrave ka zyrtarizuar koeficientet e indeksimit të bazës së vlerësimit vjetor individual për llogaritjen fillestare të pensioneve duke filluar nga viti 1994 deri më 2010. Sipas vendimit, me këto koeficiente do të llogariten vetëm pensionet që caktohen me datë fillimi nga 1 janari i vitit 2011, efektet financiare të të cilit do të përballohen nga buxheti i vitit 2011 miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Shuma fillestare e pensionit mujor të pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë e pensionit që u jepet të gjithë personave të siguruar caktohet çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave. Ndërsa shtesa është 1 për qind për vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësueshme që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve. Përveç kësaj në këtë dispozitë përcaktohet edhe detyrimi i Këshillit të Ministrave për të indeksuar çdo vit bazën e vlerësimit individual në lidhje me zhvillimin e kontributeve mesatare të paguara. Ky koeficient do të shërbejë edhe për indeksimin e pagës neto mesatare. Ndërkohë që ekspertët e sigurimeve shtojnë më tej se procedura e llogaritjes së këtij koeficienti miratohet çdo vit, efektet financiare të të cilit shtrihen nga data 1 janar, ku baza e vlerësuar, vjetore individuale indeksohet me koeficientin që llogaritet si raport i kontributit mesatar për çdo person të siguruar, të mbledhur në vitin e fundit kalendarik, kundrejt të njëjtit tregues të vitit pararendës. Indeksimi i pensioneve bëhet sipas procedurave dhe koeficienteve të indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit përkatës. Ndërsa rillogaritja e masës së pensionit dhe indeksimet bëhen në bazë të pagave të dokumentuara e të paraqitura në dosjen individuale të pensionit dhe mbi të cilat është caktuar masa e pensionit fillestar. Për rillogaritjen e pensioneve rillogaritet baza e vlerësuar dhe u indeksohet paga neto. Paga neto e tre vjetve rresht në dhjetë vjetët e fundit të punës rillogaritet duke përdorur të njëjtat koeficiente indeksimi si dhe për rillogaritjen e bazës së vlerësuar. Masa e re e pensionit, e rillogaritur sipas vendimit, rritet radhazi sipas përqindjeve të rritjes së pensioneve të përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave për rritjen e pensioneve. Masa e pensionit që rezulton pas rillogaritjeve dhe zbatimit të rritjeve është masa përfundimtare e pensionit individual.
Llogaritja e pensionit
Sipas procedurave të përcaktuara nga organet e sigurimeve shoqërore, llogaritja e shumës fillestare të pensionit, nevojitet paga mesatare mujore e tri viteve në 10 vjetët e fundit të punës si dhe koeficientet e indeksimit. Duke iu referuar përcaktimeve ligjore, shuma e pensionit llogaritet me 75 për qind të pagës neto mesatare të 3 vjetve rresht në 10 vjetët e fundit të punës. Këta 3 vjet punë shumëzohen me koeficientet përkatëse të viteve që merren për llogaritje. Gjithashtu specialistët e pensioneve shpjegojnë se koeficientet e indeksimit nuk kanë ndikim për rritjen e pensioneve, siç pretendojnë pensionistët, por janë të vlefshme vetëm për personat që dalin për herë të parë në pension. Sipas tyre, indeksimi i pensionit është i vlefshëm për personat që dalin për herë të parë në pension dhe jo për ata që përfitojnë pension dhe pretendojnë për rritje.
Koeficientet e miratuar
Koeficientet e indeksimit të bazës së vlerësimit vjetor individual
për llogaritjen fillestare të pensioneve sipas viteve të jenë si më poshtë:
Për vitin 2010 do të jetë 1.00
Për vitin 2009 do të jetë 1.01
Për vitin 2008 do të jetë 1.04
Për vitin 2007 do të jetë 1.11
Për vitin 2006 do të jetë 1.04
Për vitin 2005 do të jetë 1.02
Për vitin 2004 do ë jetë 1.12
Për vitin 2003 do të jetë 1.10
Për vitin 2002 do të jetë 1.09
Për vitin 2001 do të jetë 1.14
Për vitin 2000 do të jetë 1.07
Për vitin 1999 do të jetë 1.09
Për vitin 1998 do të jetë 1.05
Për vitin 1997 do të jetë 1.22
Për vitin 1996 do të jetë 1.09
Për vitin 1995 do të jetë 1.37
Për vitin 1994 do ë jetë 1.32