E Diel, 1 Nëntor 2026

“Progres-Raporti, mundësi reale për qeverinë që ta sjellë Shqipërinë si vend kandidat në BE”

Deklaron Komisioneri Evropian për Zgjerim, Olli Rehn

Pas prezantimit të Progres Raportit të Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioneri Evropian për zgjerimin Olli Rehn tha gjatë një konference për shtyp se Shqipëria ka bërë një progres të dukshëm në reformat e kërkuara nga blloku dhe se qeveria e re shqiptare ka një mundësi reale për ta sjellë vendin pranë statusit të kandidatit në Bashkimin Evropian.
“Shqipëria po bën një progres të mirë në reforma, por duhet të shtojë ritmin e punës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe në përmirësimin e kapaciteteve administrative. Qeveria e re ka një dritare të vërtetë mundësie për të përshpejtuar reformat dhe ta sjellë vendin më pranë statusit të kandidatit. Për sa i përket kësaj Këshilli Evropian po reflekton mbi kohën se kur do t’i kërkojë komisionit opinionin mbi aplikimin e Shqipërisë”, u shpreh Rehn.
Olli Rehn vëren se Shqipëria po merr pjesë në procesin e Stabilizim-Asociimit. BE-ja ka dhënë udhëzime për autoritetet shqiptare për prioritetet e reformave nëpërmjet Partneritetit Evropian.
“Përparimi në reformën e këtyre prioriteteve është i inkurajuar dhe monitoruar nëpërmjet dialogut politik dhe ekonomik me Shqipërinë, dhe u zhvillua nëpërmjet strukturave të MSA-së”, vëren Olli Rehn.
Rehn vëren se Shqipëria ka bërë përparime në kuadër të dialogut të liberalizimit të vizave, ndërsa ende ka detyra e standarde për të përmbushur.
“Në kuadër të dialogut liberalizimin e vizave, Shqipëria ka bërë përparim të mirë në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, por ende nuk i ka përmbushur të gjitha standardet e përcaktuara në plan. Duhet të bëhen përpjeke të mëtejshme në shpërndarjen e pasaportave biometrike, në çështjen e kufirit dhe të menaxhimit të migracionit dhe në kuadrin institucional për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”, shprehet Rehn.
Komisioneri Evropian për zgjerim, Olli Rehn garantoi se Bashkimi Evropian synon të materializojë perspektivën evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit. Strategjia e zgjerimit është një demonstrim i qartë i përkushtimit tonë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. Në këto kohë të vështira ekonomike, aplikimi i Shqipërisë dhe Malit të Zi thekson rolin e fuqishëm të Brukselit në promovimin e paqes sigurisë dhe begatisë në rajon.
Për sa i përket Kosovës, Bashkimi Evropian vlerëson qëndrueshmërinë në shtetin më të ri, por thekson se Kosova akoma mbetet e brishtë. Në një dokument të veçantë Komisioni Evropian propozon të sjellë qytetarët e Kosovës më pranë Bashkimit Evropian nëpërmjet një dialogu vizash me perspektivën e një liberalizimi të mëtejshëm të tyre vetëm kur të nd

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›