Mars 2005, 22 kg heroinë e bllokuar,gjatë vitit 2004, u sekuestruan 60 kg

26/03/2005 Kryekomisari Muharrem Bardhoci bën bilancin e drogës së bllokuar
DURRËS - Gjatë muajit mars, policia e Portit të Durrësit ka sekuestruar 22.140 kg drogë e llojit heroinë, bëhet e ditur nga burimet zyrtare të policisë lokale në Durrës.
Kapja e drogës në të dy rastet është cilësuar nga kryekomisar Muharrem Bardhoci, drejtor i Policisë së Qarkut të Durrësit, si sukses i strukturave të policisë së antitrafikut, ndërkohë që janë goditur në të njëjtën kohë 11 raste në fushën e kontrabandës e falsifikimit të parave, 6 raste të trafikimit të automjeteve motorike, zbulimi i një qendre prostitucioni dhe kapja e 7 personave për armëmbajtje pa leje.
Duke u ndalur në bllokimin e drogës, Bardhoci kujtoi se në datën 11 mars, në sheshin e trageteve policia ka sekuestruar 16.4 kg. heroinë në automjetin e shtetasit Edmond Tare, nga Manza e Durrësit, i cili orvatej të udhëtonte me tragetin e linjës Durrës-Ankona.
Gjatë vitit të kaluar, policia ka mundur të bllokojë 60 kg heroinë në pikën e kontrollit të automjeteve, duke ndaluar disa shtetas mes të cilëve një kosovar dhe një italian. Në mars të vitit 2004 është arrestuar shtetasi italian Donato Greco, pasi u kap me 13.3 kg heroinë, ndërkohë që dy javë pas tij në kurthin e policisë ka rënë fieraku Flatun Jonuzaj, me 16 kg heroinë dhe pas tij kosovari Habil Magolli, me 5.7 kg heroinë.
Arrin në 5.749 kg, droga e bllokuar
Heroina, i implikuar edhe një shtetas nga Kavaja
DURRËS – Ka aritur në 5.749 kg drogë, sasia e heroinës, e cila u bllokua mbrëmjen e së enjtes në portin e Durrësit. Të njëjta burime saktësuan se dyshohet se në këtë trafik është i implikuar edhe një tjetër person nga Kavaja.
Burime të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Durrësit, konfirmuan dj se, 24-vjeçari Bledar Krasniqi është ndaluar në mesnatën e së enjtes në pikën e kontrollit të automjeteve, pasi në makinën e tij policia ka zbuluar 5.749 kg drogë e llojit heroinë. Krasniqi, i lindur në fshatin Syzez, të Beratit, kishte hyrë në Shqipëri përmes portit të Durrësit më 18 mars, dy ditë pasi ai kishte festuar në Itali 24-vjetorin e lindjes, saktësuan të njëjtat burime.
Burime nga policia kanë theksuar se i riu nga Berati, ishte mbajtur nën vëzhgim, sepse ekzistonin dyshime për implikim të tij në trafiqe të lëndëve narkotike. Për këtë arsye, mësohet se policia e Portit të Durrësit ka qenë e bindur se në mjetin tip “Seat Ibiza”, me targa AG 248 YG, ishte fshehur një sasi droge.
Sipas policisë, mendohet se droga është marrë nga Krasniqi në Tiranë dhe është sistemuar në gomën e pasme të automjetit, e ndarë në dhjetë pako. Nga hetimet e bëra, rezulton se droga i është dhënë të riut nga Berati nga një shtetas me banim në Kavajë, por policia nuk ka bërë të ditur emrin e tij për qëllime hetimi. Mbrëmjen e së enjtes, agjentët e policisë e kanë përgjuar hap pas hapi 24-vjeçarin, derisa ai është futur në sheshin e trageteve, në ora 20.55. Bledar Krasniqi ishte emigrant me leje qëndrimi në Itali dhe ai jetonte prej tre viteve në provincën e Barit, ku edhe do të udhëtonte me traget të linjës Durrës-Bari. Ndërsa shtetasi Bledar Krasniqi është arrestuar në flagrancë, policia ka bllokuar edhe automjetin e tij në cilësinë e provës materiale.