E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi “i pastër” në policinë e Beratit

26/03/2005  Tre javë më parë i është arrestuar vëllai për plagosje

BERAT - Policia e Beratit bëri të ditur dje se, Bledar Krasniqi i arrestuar në Portin e Durrësit për trafik droge rezulton të jetë person pa probleme penale. Për uniformat blu ai është një emigrant në Itali, me dokumenta të rregullta.

Tre javë më parë, Bledarit i është arrestuar i vëllai, për plagosjen e një shtetasi me kaçavidë, si rezultat i një sherri banal, kurse vetë kapet në portin e Durrësit me 4 kilogram heroinë. 24 vjeçari Bledar Krasniqi, u prangos mbremjen e së enjtes pas një operacioni të policisë së antidrogës në port, momentin kur ai sëbashku me mjetin e tij po hynte traget për të udhëtuar drejt Italisë. Banor i fshatit Syzes i komunës Poshnje 18 km në përendim të qytetit për policinë rezulton person pa probleme. Edhe banorët e fshatit të tij tregojnë se Bledari ishte një djal i mirë dhe se, “halli duhet ta ketë çuar deri në ngatërrimin me drogën”. Në shtëpinë e tij askush nuk pret njerëz të shtypit. Ata ndjehen të lodhur, pas ngjarjeve që iu kanë ndodhur nga momenti që vellai i Bledarit arrestua për plagosjen e një bashkëfshatari, dhe vetëm pak ditë më pas,djali tjetër iu bie në burg për drogë. Ka nga ata banorë të fshatit, që mendojnë se Bledari duhet të ketë marrë iniciativën për të transportuar drogë, me qellim fitimin e parave për të nxjerrë vellain nga burgu. Gjithsesi tashmë ai do ti nenshtrohet ndeshkimit ligjor për trafik droge.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›