E Diel, 1 Nëntor 2026

Një grua e fortë për fatet e njerëzimit

26/03/2005  Milla Jovovich

Pasi ka përfunduar rolin e Alice (luftëtare e Resident Evil), Milla Jovovich kthehet në ekranin e madh me një komedi të titulluar “45”. E vendosur gjatë viteve ’70, filmi tregon historinë e një çifti kriminelësh që të kujtojnë Bonnie dhe Clyde. Në këtë projekt janë të pranishëm Brad Wyman dhe Donald Kushner, të cilët janë tërhequr nga ideja e pasjes së Millas në stafin e tyre. Në ekran ka interpretuar gjithmonë gra të forta, me kurajo, heroina pozitive, ëngjëj të së mirës e, madje, edhe “Zhan D'ark”, një vizionare mitike, nga e cila varej fati i njerëzimit. Në “45”, për herë të parë do ta shohim në një rol prej të keqeje, hajduteje dhe vrasëseje të paskrupullt. Dy producentët e filmit, Wyman dhe Kushner, janë shprehur: “Milla është mbiquajtur me tre B... brains, beauty, brawn (e përkthyer, inteligjencë, bukuri dhe forcë).

Më pas vazhdojnë: “Shpresojmë që ky film t’i sjellë fat, siç ndodhi me Charlize Theron dhe “Monster”. Përkrah saj, në “45”, Andie MacDowell, Angus Macfadyen dhe Stephen Dorff. E pozicionuar në vitet ’70, në Hell’s Kitchen (New York), filmi tregon historinë e një çifti kriminelësh si Bonnie dhe Clyde. E keqtrajtuar nga i shoqi, vendos të josh një mikun e saj dhe me të projekton vrasjen. Xhirimet për “45”, e shkruar dhe drejtuar nga Gary Lennon, do të nisin më 11 prill, në Toronto. Modele e nivelit të lartë, Milla ka nisur të sfilojë në pasarelat e gjithë botës, përpara se të debutonte në ekranin e madh. Ndër “Gratë më të paharrueshme të botës”, të gjitha foto të Richard Avedon, gjendej edhe ajo. Ishte vetëm 11 vjeçe dhe fotot e saj ngjallën polemika rreth modeleve-vajza në Lindje. E lindur në Kiev, Ukrainë, Milla transferohet me familjen në Los Angeles, kur ishte ende fëmijë. Në moshën 13 vjeçe, interpreton në kinema në “Bashkimi i dy hënave” e Zalman King, ndërsa 16 vjeçe është protagoniste e “Rikthimi i lagunës blu”, vazhdim i filmit që kishte nisur “vajza e lodhur”, Brooke Shields. Në 1994, tenton sërish rrugën e muzikës dhe incizon me sukses “The Divine Comedy”. Rasti më i madh i vjen në vitin 1996, kur regjisori francez Luc Besson e zgjedh për të interpretuar “ëngjëllin e së mirës”, Leeloo në filmin e tij, “Elementi i Pestë”. Mes të dyve lind një pasion dashurie dhe në dhjetor të ’97-ës martohen, martesë, e cila zgjati vetëm dy vjet. Divorcohen menjëherë sapo ajo përfundon xhirimet e “Zhan D’ark” në 1999, film i pritur jo mirë nga kritika, pavarësisht interpretimit të shkëlqyer të aktores. Kohët e fundit, Jovovich ka interpretuar dy episode të heroinës së frymëzuar nga një videogame, “Resident Evil”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›