Koha e pjesshme (part-time), shpallen listat përfundimtare me emrat e fituesve
Botohen listat me fituesit e Filologjikut, Ekonomikut, Juridikut dhe Shkencave Sociale. Nisin sot regjistrimet, afati deri më 19 dhjetor
Shpallen zyrtarisht emrat e kandidatëve fitues për ndjekjen e studimeve me kohë të pjesshme gjatë vitit akademik 2008-2009. Sipas vendimit të marrë nga qeveria për miratimin e kuotave dhe tarifave për studimet me kohë të pjesshme, studentët fitues duhet të regjistrohen në sekretaritë e fakulteteve përkatëse brenda datave 16-19 dhjetor 2008.
Të gjithë fituesit pas regjistrimit formal brenda datave të mësipërme duhet të marrin masa që brenda datave 5-10 janar 2009 të likujdojnë detyrimin financiar, në rast të kundërt skualifikohen. Gazeta boton sot listat me emrat e kandidatëve fitues për degët e Fakultetit Filologjik, Ekonomik, Juridik dhe atij të Shkencave Sociale. Përzgjedhja e kandidatëve fitues në degët ku janë tejkaluar kuotat e përcaktuara nga qeveria është bërë nga komisionet e përzgjedhjes së fituesve të ngritura në këto fakultete. Renditja e kandidatëve është bërë sipas mesatares së shkollës së mesme që ata kanë. Ndërsa në fakultetet ku numri i kandidatëve ka qenë më i vogël ose i barabartë me kuotat e pranimit janë pranuar të gjithë kandidatët aplikues. Dekanati i Fakultetit të Ekonomisë, duke parë fluksin e kërkesave që është pak më i lartë se planifikimi, do të bëjë kërkesë në Ministrinë e Arsimit për të rritur kuotat e pranimit. Pas përfundimit të procesit përfundimtar të regjistrimit, studentët e vitit të parë në part-time do të ulen në auditore për të nisur procesin mësimor ashtu si vitet e dyta dhe të treta të këtij sistemi. Për këtë vit akademik, qeveria ka miratuar për të gjitha fakultetet publike të vendit rreth 4845 kuota pranimi për studimet part-time, ato në distancë si dhe për transferim studimesh. Degët që kanë pasur fluksin më të lartë të regjistrimeve kanë qenë: Psikologjia, degët e Shkencave Sociale, Fakulteti i Drejtësisë, Ekonomiku, por kërkesa të shumta janë paraqitur edhe pranë Universitetit Bujqësor. Çelja e këtyre studimeve pas mungesës njëvjeçare ka bërë që të shtohen dhe kërkesat, por për shkak të mungesës së kapaciteteve kuotat e pranimeve janë të kufizuara.
16 Dhjetor 2008