E Hënë, 2 Nëntor 2026

Koja: Një pjesë e mirë nuk kandidon

11/03/2005  Lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste nuk do të përfshijë një pjesë të konsiderueshme të deputetëve aktualë të kësaj partie. Tashmë, e përfshirë nga ethet e zgjedhjeve të përgjithshme, radhët e socialistëve duket se do të përfshihen nga ndryshime rrënjësore, duke futur figura të reja në politikën e kësaj partie. Sipas zëdhënësit politik të PS-së, Gjergji Koja, "në listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mungojnë shumë deputetë aktualë të PS-së". Gjithkush, sipas Kojës, do të përzgjidhet sipas kritereve tejet të forta. Sipas tij, "kandidatët që do të paraqiten për të përfaqësuar PS-në në këto zgjedhje duhet të plotësojnë disa kritere, si të dinë të përfaqësojnë në mënyrë tepër dinjitoze subjektin politikë, dhe të kenë një reputacion të padiskutueshëm në elektorat, të mos jenë të lodhur, të mos jenë të konsumuar dhe natyrisht që në këtë mes ka vend edhe për mjaft ndryshime, dhe për një ekip sa më dinjitoz për kandidaturat për deputetë të PS-së". Ndërkohë, që përjashtimi nga lista e kandidimit të deputetëve aktualë të PS-së do të vijë për shkak të niveleve të ulëta që kanë shënuar gjatë viteve të fundit si në zgjedhjet e vitit 2001 dhe veçanërisht në zgjedhjet lokale të vitit 2003. Ulja që ka pësuar elektorati socialiste për çdo zonë elektorale do të jetë përcaktuese për deputetët aktualë të PS-së, nëse do të jetë sërish pjesë e politikave katërvjeçare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›