Miratohet procedura për të kërkuar pronën

11/03/2005 Në komisione duhet të paraqiten dokumentet e pronësisë së para vitit 1944
Pa miratuar Kuvendi, Metodikën e çmimeve, nuk mund të ketë proces
Komiteti Shtetëror i Kthimit të Pronave ka miratuar rregulloren për procedurën që do të ndjekë një ish-pronar për të rimarrë tokën e tij, ose kompensimin. Në vendim parashikohet eliminimi i provave që jepen nga individë të ndryshëm dhe janë preferuar dokumentet autentike, të cilat në raste kur ish-pronari nuk i ka, mund t'i marrë tek arkivat e shtetit. Për të shpejtuar procedurën, Komiteti i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka vendosur afate për institucionet që duhet të lëshojnë dokumentet. Ndërkohë që për të nisur procedurën e kërkimit të pronave, i interesuari duhet të plotësojë një formular, i cili do të gjendet në të gjitha zyrat e komisioneve vendore të kthimit dhe kompensimit të pronave.
Dokumentet
Qytetari, që kërkon t'i kthehet një pronë në momentin që paraqitet në komisionin vendor, duhet të marrë listën e dokumenteve, të plotësojë formularin dhe të përmbushë të gjitha pikat që kërkon dosja. Sipas rregullores së miratuar vetëm pak ditë më parë, institucionet shtetërore, që kanë në administrim pronën, ose pronësinë mbi një pronë të caktuar, janë të detyruar që të japin informacionin brenda një kohë sa më të shkurtër. Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme duhet të japë informacionin brenda pesë ditëve. Nërsa bashkitë, komunat, ministritë të gjitha institucionet e tjera duhet të zbatojnë afatet që parashikon ligji për të drejtën e informimit dhe dhënies së dokumentacioneve. Ligji parashikon se informacioni nuk mund të vonohet më shumë se 30 ditë nga paraqitja e kërkesës. Për këtë rregullore ka dhënë miratimin dhe konsensusin dhe OSBE.
Kërkesa
Burimet në Komitetin Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave kanë bërë të ditur se, gjatë kësaj jave, rregullroja e re do t'i shpërndahet komisioneve vendore, që do të nisin menjëherë nga puna. Pas këtij veprimi, ish-pronarëve u lind e drejta për të kërkuar kompensimin sipas ligjit të miratuar në fund të muajit korrik të vitit të shkuar. Megjithatë, komisionet nuk do të kenë mundësinë për të marrë vendime. Kjo pasi, Kuvendi nuk ka nisur ende diskutimin për metodikën e vendosjes së çmimit të pronave. Pa miratimin e kësaj metodike, komisionet nuk do të kenë mundësinë që të përcaktojnë se sa është dëmshpërblimi që i detyrohet shteti ish-pronarëve. Ndërkohë, mësohet se ekspertët kanë nisur punën për të verifikuar se sa është hapësira e tokave të lira që do të përdoren për kompensimin e ish-pronarëve. Kjo procedurë do sjellë përfundimin e debatit mbi kthimin dhe kompensimin e pronave.
1-Dokumenti që vërteton pronësinë të jetë i para 29 nëntor 1944.
2-Vërtetimi të jetë i shoqëruar me një hartë kadastrale apo urbane, e cila përcakton kufijtë e kësaj prone e shprehur në sipërfaqe, por edhe në kufij gjografik të kësaj prone.
3-Akti i trashëgimisë, sepse normalisht pronarët shumë rallë mund të jenë gjallë dhe në shumicën e rasteve pronën e përfitojnë trashëgimtarët e tyre.
4-Një prokurë e përgjithshme, që do të përcaktojë se cili nga trashëgimtarët do të ketë të drejtën për të hapur dosjen.
5-Vërtetime nga zyra e kadastrës dhe zyrta e ndërmarrjes së pyjeve dhe kullotave duhet të konfirmojë hartën që gjendja kadastrale e tokës sot është urbane, pyll, kullotë, apo tokë bujqësore, sepse në ligj për tokën bujqësore ka disa kufizime.
6-Vërtetime që kjo tokë është e lirë apo e zënë, në kuptimin që nëse është e zënë nga objekte me interes publik, apo janë objekte të ndërtuara pa interes publik për kohën e ndërtimit të tyre, në mënyrë që të kalojë në një vendimmarje që çdo gjë që është e lirë dhe i takon pronarit për t'u kthyer fizikisht.