Komisionerët e PD numërojnë votat e Nanos, PS të Berishës

11/03/2005 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje anëtarët e KZZ-ve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dje përbërjen e komisioneve zgjedhore zonale, që do të jenë përgjegjëse në mënyrë direkte të numërimit të fletëve të votimit. Nga vendimi ka rezultuar se Partia Demokratike do të ketë shumicën e anëtarëve të KZZ-ve në zonën 99, ku do të jetë kandidat Fatos Nano. Ndërsa PS do të ketë shumicën në zonën 48, ku do të kandidojë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në këtë mënyrë, komisionerët e partive më kundërshtare do të kenë nën mbikëqyrje të plotë votat e kryetarëve të partive që janë në opozitë.
Vendimi
Në shortin e hedhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka rezultuar se PD do të ketë të drejtën që të ketë anëtarin e shtatë të KZZ-së, pra dhe kryetarin, në zonat zgjedhore që në renditjen numerike kanë numrin tek. Ndërsa Partia Socialiste do të kryesojë zonat që janë në numrin çift. Sipas Kodit Zgjedhor, Komisionet Zgjedhore Zonale, përbëhen nga shtatë anëtarë, ku 3 janë të opozitës dhe tre të mazhorancës. Anëtari i shtatë zgjidhet me short mes PS-së dhe PD-së, por, gjithsesi, të dy partitë kanë të ndarë në 50 për qind të tyre anëtarin e shtatë. Në KZZ, anëtar do të ketë PS, PSD dhe PBDNJ, nga mazhoranca dhe PD, PDR dhe PR. Vendimi për anëtarët e KZZ-ve është cilësuar i vonuar për vetë faktin se Kodi përcakton që deri më 3 mars duhet të kishte përfunduar ky proces. Shkak për këtë është fakti që ndarja zonale është miratuar tepër vonë në Kuvend.
Debatet
Partitë politike i kanë cilësuar KZZ-të si hapësira më e mirë për të manipuluar votat. Kjo sepse me marrjen e vendimeve mund të eliminohen sa më shumë vota, duke i cilësuar të pavlefshme. Ndërsa dhe procesi i monitorimit do të jetë më i vështirë, pasi fletët e votave do të numërohen nga 5 grupe pune, që janë nën urdhërat e Komisioneve Zgjedhore Zonale. Kodi Zgjedhor përcakton se partitë, që kanë kryesimin e KZZ-së, kanë dhe shumicën e anëtarëve në grupet e punës. Kanë qenë dy partitë më të reja, LSI dhe LZHK, që kanë paralajmëruar mundësinë e manipulimit të votave në KZZ. Madje, ato kanë akuzuar partitë e mëdha se nuk i kanë lejuar këto dy forca politike që të kenë anëtarët e tyre në KZZ.