PS: Bursa dhe libra falas për ringritjen e arsimit në vend
.jpg)
11/03/2005 Socialistët kanë përcaktuar dje prioritetet në qeverisjen e ardhshme
Strategjia Kombëtare e Zhvillimit Ekonomik dhe Social, për katër vitet e ardhshme, hartuar nga Partia Socialiste, do të synojë uljen e varfërisë dhe garantimin e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm të vendit. Kjo strategji është prezantuar nga ministri i Financave, njëkohësisht dhe kryetar i komisionit të ekonomisë dhe financave në PS-së, Arben Malaj. Ai ka deklaruar si prioritet të politikave të socialistëve integrimin e vendit duke aritur standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian. Objektiv kryesor në strategjinë ekonomike të PS-së është ulja e përqindjes së varfërisë në vend, kjo duke ndjekur politika të detajuara në fushat e arsimit, shëndetësisë, investime në infrastrukturë etj. Financim me bursa studimi për studentë në shkolla jashtë shtetit, si dhe dhënia e teksteve shkollore falas për nxënësit e shkollave, kjo e kombinuar me përmirësim të sistemit të detyruar shkollor, janë pika në të cilat strategjia socialiste synon përmirësim të sistemit arsimor. Ministri Malaj ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të ekonomisë, duke përmirësuar sistemin e taksave, duke synuar një "administrim dhe menaxhim sa më të mirë të tyre dhe jo zvogëlim të taksave". Administrimi i taksave, rritja e luftës kundër konkurrencës së pandershme dhe evazionit fiskal, janë renditur nga Malaj si çështjet, në të cilat PS-ja do të synojë të përmirësojë sistemin e biznesit shqiptar. Gjithashtu, në politikat socialiste kujdesje e veçantë do t'i kushtohet përmirësimit të nivelit të jetesës, duke hartuar politika punësimi. Politikat ekonomike të PS-së është ndërthuruar në tre çështje kryesore. Platforma elektorale, programet ekonomike si dhe formati makroekonomik i të gjitha arritjeve dhe mosrealizimeve të shënuara nga qeverisja e mazhorancës socialiste do të jetë draft programi, i cili do t'i shpaloset elektoratit shqiptar gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme.