Koja: Opozita, sa e egër dhe e vjetër
27/02/2005 PS thekson se demokratët kanë dalë më të humbur nga incidenti në Vjenë
Zëdhënësi politik i Partisë Socialiste, deputeti Gjegji Koja, ka komentuar në Durrës incidentin e dy ditëve me parë mes Dades dhe Berishës, në Vjenë. "Jam i sigurtë se fjala në Asamblenë Parlamentare, të zhvilluar në Vjenë, nuk i është ndërprerë Arta Dades, por kreut të opozitës shqiptare, Sali Berisha", tha dje Koja. Duke komentuar ngjarjen e Vjenës, ku Dade kërkoi të diskutoheshin ngjarjet e vitit '96-'97, zëdhënësi socialist tha se "në ngjarjen e Vjenës na është shfaqur një opozitë e vjetër dhe e egër". Nga debati mes përfaqësuesve të delegacionit shqiptar në Asamblenë e OSBE-së, sipas Kojës, ka dalë më e dëmtuar Partia Demokratike dhe përfaqësuesi i saj. Koja thekson gjithashtu se "diskutimi i Berishës ka ulur imazhin para evropianëve", duke argumentuar se "replikat mes Dades dhe Berishës ndodhën në një kohë që PS-ja dhe PD-ja në Shqipëri kishin arritur konsensusin për zonat zgjedhore". Koja i ka bërë këto deklarata gjatë një seminari të zhvilluar në qytetin e Durrësit nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim me të rinjtë e FRESSH-it në këtë qytet. Ky takim nga kreu i FRESSH-it është në vazhdën e organizimit të këtij forumi në të gjithë vendin për të përgatitur organizatat rinore që të jenë aktive në fushatën elektorale dhe në procesin e votimit. Aktivizimi i eurosocialistëve përkrah PS-së ka ardhur pas nënshkrimit të marëveshjes së bashkëpunimit disa javë më parë mes dy palëve.