E Hënë, 2 Nëntor 2026

PDR vijon takimet në Shijak

27/02/2005  Shijaku ka qenë stacioni i PDR në turin e pagëzuar “kthimi i besimit”. Përballë përkrahësve shijakas, kryetari Genc Pollo ka kërkuar më shumë përgjegjësi individuale nga secili në dobi të interesit publik: “Gjendje në “reforma pasive”; kjo është etiketa e fundit që një studiues nga Viena i ka vënë qeverisjes nga PS. Kjo do të thotë se kthimi i pronave vihet në lëvizje vetëm kur kritikon BE, se organe antikorrupsion ngrihen vetëm kur ndërhyn Uashingtoni, se zonat zgjedhore ndahen vetëm pasi zoti Priebe i Brukselit ka bërtitur „turp të keni“ e kështu me radhë. Edhe këto masa më së shumti zbatohen vakët, në mos mbeten në letër. Dhe pastaj të gjithë ankohemi për varfëri, korrupsion e prapambetje. Por e keqja më e madhe është ta pranojmë këtë gjendje si normalitet. Prandaj duhet të marrim përgjegjësitë të gjithë, secili në këtë sallë, gjithkush në këtë bashki, çdo qytetar i Shqipërise, sepse me veprën e tij e sidomos me votën e tij e ka në dorë ndryshimin e duhur", tha Pollo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›