E Hënë, 2 Nëntor 2026

LSI zgjedhjen e kryetarin në zonën 7 Tiranë

27/02/2005  Meta dhe Kryemadhi zbatojnë një anëtar një votë

Anëtarët e LSI-së në zonat 5 dhe 7 të Tiranës, kanë zgjedhur dje kryetarët e degëve. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, së bashku me bashkëshorten, deputeten e LSI-së, Monika Kryemadhi, votuan në njësinë nr.7, ku janë dhe banorë të zonës. Pas momentit të votimit, kryetari i LSI-së, Meta u shpreh: “Eshtë një kënaqësi e veçantë, që edhe unë, si një anëtar i LSI-së, sot për herë të parë ushtroj këtë të drejtë, dhe mundësi që të votoj sipas parimit “një anëtar, një vote”, pikërisht për Komitetin e Zonës numër 7 të LSI-së, ku unë jam banor dhe njëkohësisht anëtar i kësaj Lëvizjeje. Kjo është një e drejtë, të cilën tashmë po e ushtrojnë me mijëra anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në nivelin e komiteteve të zonave drejtuese, pra për të 100 komitetet e kësaj Lëvizjeje në të gjithë vendin, dhe po kështu në muajt të ardhshëm do ta ushtrojnë të gjithë anëtarët të drejtën e votës edhe për të zgjedhur kryetarin e LSI-së në shkallë vendi. Besoj se në këtë mënyrë LSI tregon vullnetin e saj, jo për të folur për parimin “një anëtar, një votë” por për ta realizuar, praktikuar dhe për të respektuar vullnetin e anëtarësisë së saj, të drejtën e tyre për të zgjedhur". Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, që votoi në zonën nr.5 të Tiranës, u shpreh: “Ne kemi sot përpara një element shumë të rëndësishëm, votimin dhe aplikimin praktik të parimit “një anëtar, një votë”. Duke i dhënë këtë dimension, kuptojmë që jemi përpara marrjes së përgjegjësive shumë të mëdha të nesërme, të cilat vetëm organizimi mjaft i mirë dhe rigoroz na garanton që e sotmja dhe e nesërmja e kësaj force politike është e garantuar. Ky lloj serioziteti, që ka qenë shembullor në të gjithë njësinë, duhet të jetë konstante, dhe motoja jonë deri në fund, sepse ne kemi luksin që të krijohemi në një kohë të përshtatshme, por kemi edhe mundimin shumë të madh, që të kemi gjithmonë përpara vetes sfida shumë të mëdha, por të cilat duhet të jenë sfida fituese".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›