E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjedhjet në 3 korrik tentativ manipulimi

27/02/2005  Berisha thotë se po kërkohet vendosja e datës së votimeve ditën kur OSBE do të mbledhë Asamblenë

Në shqipëri do të mbërrijë nje tjetër ekspert për të drejtën e medias

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur dje se zhvillimi i zgjedhjeve në datën 3 ose 10 korrik, ka për qëllim manipulimin e votave. Menjëherë pas përfundimit të vizitës në Vjenë, ku Berisha ka marrë pjesë në Asamblenë e OSBE-së, kreu i PD-së theksoi se "informova Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, kryetarin e Asamblesë se data e zgjedhjeve është e qëllimshme si data 3 apo 10 korrik, në mënyrë që të jenë data që të korrespondojnë me sesionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE në Uashington. Sidoqoftë, mund t’u siguroj se kam marrë siguri të mëdha për një monitorim tepër të lartë". Berisha ka bërë të ditur se në qëndrimin e mbajtur para asamblesë është shprehur se Shqipëria është i vetmi vend në Evropën Juglindore që nuk zhvillon zgjedhje të lira dhe të ndershme. "Paraqita procesin e dhunimit të zgjedhjeve të viteve 2001-2003, si dhe denoncova përpjekjet e gjithanshme të qeverisë shqiptare për të kontrolluar rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, para zhvillimit të tyre. Në këtë kontekst, thashë se qeveria ka hedhur poshtë, njëri pas tjetrit, të gjitha opsionet e ndarjes së zonave elektorale të përgatitura nga ekspertë të shquar ndërkombëtarë dhe të OSBE, dhe të bazuara të gjitha në ligjet dhe statistikat shqiptare", tha Berisha.

Mediat

Kryetari i PD-së është shprehur dje se OSBE do të dërgojë në Shqipëri një ekspert të posaçëm për mediat. "Përfaqësuesi i SHBA, kongresmeni Sten Hojer, kërkoi pas fjalës time që të shihet mundësia e emërimit të një përfaqësuesi të posaçëm të OSBE vetëm për zgjedhjet, për shkak se janë bërë një problem madhor si një çështje fondamentale për demokracinë në Shqipëri", tha Berisha. Ky reagim ka ardhur nga fakti se kreu i demokratëve ka theksuar se në Shqipëri, Kryeministri "ndërsa ka dënuar me 100 rroga mestare një gazetar, tani kërkon ta burgos, sepse ky i fundit ka botuar dokumente për lidhjet e tij me trafiqet e armëve. Unë paraqita në Vjenë dhunimin e mediave dhe kërkova ndërhyrjen e shpejtë të përfaqësuesit të lartë të OSBE për lirinë e mediave, për mbrojtjen e shtypit". Sipas Berishës, një seri e pafundme procesesh gjyqësore janë ndërmarrë nga qeveritarë dhe Kryeministri, kundër gazetarëve të pavarur. "Gjyqe sekrete speciale janë zhvilluar ndaj gazetarëve të tjerë, ndaj dhe ndërhyrja urgjente e përfaqësuesit të lartë të OSBE për mediat është e domosdoshme", tha Berisha. Gjithashtu kryetari i PD-së ka akuzuar ministrat për korrupsionin dhe varfërinë në Shqipëri. "Kështu zhdoganohen vetëm 20 për qind e naftës dhe ushqimeve të eksportuara, sepse ministri i Ekonomisë ka monopolin e naftës dhe ai i Bujqësisë dhe Ushqimit ka monopolin e ushqimeve", tha Berisha.

Berisha: Dades i thash vetëm zonjë tërheqëse

Anëtarët e delegacionit shqiptar në Asamblenë e OSBE-së kanë vijuar dhe dje debatin e hapur në seancën e OSBE-së. Sali Berisha në lidhje me përplasjen me Arta Daden tha: "Ju siguroj se nuk ka patur ansjë lloji incidenti. Ajo çfarë mund t’u informoj ju ka qenë kjo. Në seancën e mbylljes, kur u diskutuan trafiqet, lidhjet e qeveritarëve me trafiqet si dhe problemet e dhunimit të mediave, ishte krijuar një impakt jashtëzakonisht pozitiv. Në mbyllje të seancës, kur po diskutohej për buxhetin e OSBE, shoqja Dade filloi të flasë përçart për Shqipërinë e vitit 1997 dhe kryetari i asamblesë i ndërpreu fjalën, duke i thënë se "je jashtë teme dhe jashtë të gjithave". Kjo ishte e tëra, unë mora fjalën për të pyetur zotin Kubiç, i cili kishte referuar, a jeni në dijeni të bllokimit të reformës elektorale nga qeveria. Pastaj iu ktheva zonjës Dade, sepse ajo bëri një bruto-figurë për faktin se ështe kryetare e delegacionit dhe i thashë carmin ledi, (zonjë tërheqëse) dhe përbën një ofendim t'i thuash "carmin ledi", i kujtoi historinë e Çërçillit dhe Margarets, kjo ishte e gjitha, unë nuk e di se si është trilluar. Në fakt, shembulli i Çërçillit kroji një impakt të shkëlqyer dhe mund të them se mora përgëzime të shumta për shembullin që përzgjodha, më saktë për shembullin e qytetëruar që unë përzgjodha për të, sepse aty flitej për buxhetin, ndërsa ajo fliste për Shqipërinë në vitin 1997, prandaj edhe i prenë fjalën". Ndërkohë nga PS është bërë e ditur se Dade sot do të japë variantin e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›