Nano dhe Berisha po sjellin urrejtjen Veri-Jug
27/02/2005 Meta në turin paraelektoral sumon kryetarin e PS dhe atë të PD-së, " janë fotokopje të njëri–tjetrit"
"Berisha e ndezi në vitin 1997 Veriun për t’iu kundërvënë Jugut, ndërsa Nano e bëri tani në 2005"
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka sulmuar ashpër Nanon dhe Berishën dje gjatë takimit me elektoratin e tij në Patos. Sipas Ilir Metës, kryetarët e të dy partive më të mëdha në vend po kërkojnë të përçajnë Shqipërinë në Veri dhe në Jug. "Nano-Berisha janë fotokopje të njëri–tjetrit. Berisha e ndezi në vitin 1997 Veriun për t’iu kundërvënë Jugut, ndërsa Nano e bëri tani në 2005 dhe vetëm pak ditë më parë në një takim në Fier, por të kundërtën, ai nxiti përçarjen dhe ndezi konfliktet mes Jugut dhe Veriut”. Meta në qëndrimin e tij ka marrë shkak nga deklarata që Nano ka dhënë një javë më parë me biznesmenët e Fierit. Në këtë takim, Nano tha se "erdha në Fier si qark, duke u kthyer nga Kukësi si qark, sepse të dy qarqet kanë strategjitë dhe programet e zhvillimit të Mijëvjecarit me të njëjtat objektiva, por kanë standarde krejt të ndryshme. Nuk mund t’i gjejmë në Kukës këto potenciale që ka Fieri ende, dhe kjo vjen për shkaqe historike, të trashëguara edhe nga regjimet e mëparshme, dhe për shkak të problemeve që janë vërtet më kritike (dhe ne po i kurojmë) për zonën verilindore të izolimit, jo vetëm politiko-historike, por edhe fizike, në kontakt me tregun kombëtar dhe me hapjen në rajon apo ndaj zhvillimit global që po pëson Shqipëria, por sidomos pjesa bregdetare". Për Metën, kjo do të thotë që Nano kërkon të ndezë zonat e Jugut kundër Veriut. Ai ka pohuar se Berisha dhe Nano po raskapitin Shqipërinë me politikën e tyre të mbrapshtë. Duke ashpërsuar qëndrimin ndaj kryetarit të PD-së, Meta tha se “Berisha i vetëshpallur dhe servirur si ilaç është më i keq se vet sëmundja”.
Premtimet
Në takimin me elektoratin e Patosit, përfaqësuesit e LSI-së kanë premtuar se me ardhjen e tyre në pushtet këtij qyteti do t'i kthehet rëndësia e humbur dhe këtë duke përdorur lehtësirat fikale. Një tjetër premtim i Metës ka qenë miratimi i statusit të naftëtarëve, "të cilët kanë kontribuar një jetë të tërë duke punuar në këtë sektor shumë të vështirë dhe po përballen jo vetëm me sëmundjet profesionale, por dhe kërcënimin e papunësisë dhe të flakjes në rrugë nga reformat e ndërmarra kohët e fundit". Për këtë gjendje, Meta ka akuzuar midis të tjerëve dhe deputetin Ylli Bufi, duke i veshur atij titullimin e “arkitektit” të gjendjes katastrofale në sektorin e naftës. Meta ka premtuar gjithshtu se do të zhdukë monopolizimet, sidomos ato të naftës.