Lesi: Të rregullohet tregu i mediave
27/02/2005 Iniciatori i projektligjit për lirinë e mediave, Nikollë Lesi, ka theksuar dje se në ligjin që do të miratohet duhet të vendosen qartë rregullat e tregut. Duke kundërshtuar përfaqësuesin e OSBE-së, Miklós Haraszti, Lesi tha se dhe ato media, që nuk e kanë futur veten në interesa me pushtetin do ta bëjnë këtë gjë. Lesi është shprehur se nuk e di se sa kanë ndërhyrë mediat e interesuara në OSBE, por në rast se lejohet që këto media të kenë ndikime indirekte në bizneset e tyre, edhe ne që nuk kemi këto biznese dhe që kujdesemi për mediat do të hapim bizneset tona dhe do të marim pjesë në tendera, siç bëjnë të gjitha mediat e tjera. Ndërkohë që përfaqësuesi i OSBE-së, në përgjigjen që i ka kthyer kryetarit të Komisionit të Medaive, ka kundërshtuar amendamentet e propozuara nga Lesi dhe Braçe për pjesën që "botuesit të mos përfitojnë nga tenderat, me fonde pubike, me qëllim ndarjen e pushtetit nga media dhe rritjen e lirisë së shtypit". Sipas përfaqësuesit të OSBE-së "ky amendament, nuk është i përshtatshëm për një ligj të tillë, sepse qëllimi kryesor i nenit 10 është të garantojë pluralizmin dhe larminë në media, dhe kjo dispozitë nuk e realizon këtë gjë", përfundon Haraszit.