E Diel, 1 Nëntor 2026

Koja premton liberalizimin e universiteteve

27/03/2005  KPD e FRESH ndan 100 komisionet elektorale

Gjatë takimit të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Rinisë Socialiste, Gjergji Koja premtoi liberalizimin e plotë të universiteteve. KPD ka vendosur që të rinjtë të ndahen në 100 komisione, për të ndihmuar të gjithë konkurrentët, që do të nxjerrë PS për zgjedhjet parlamentare. “Ne sot ftojmë seriozisht dhe të vendosur rininë shqiptare, që të votojë për Partinë Socialiste në këto zgjedhje, sepse mazhoranca në 4 vitet në vazhdim të mandatit të tretë qeverisës, do të liberalizojë 100 për qind futjen në shkollat e larta të të rinjve që kërkojnë të ndjekin universitetin”, është shprehur kryetari i FRESH-it, Gjergj Koja. Sipas tij, fitorja dhe e një mandati të tretë është shumë e mundshme. Këtë qëndrim, Koja e mbështeti në faktin se asnjë nga forcat politike nuk ka shpallur alternativë të qenësishme për të rrëzuar socialistët nga pushteti. “Ne jemi të dënuar për këtë mision, kur shikojmë njerëz të vjetër që i ka kthyer Partia Demokratike, karrigethyer, profesor të piramidave e kështu me radhë”, tha Koja. Ai theksoi se kjo fushatë do të duhet të shërbejë për garantimin e rifitores së socialistëve dhe, në këtë kuadër, ai kërkoi angazhim serioz të të gjitha strukturave të FRESH-it në rrethe, që të jenë në mbështetje të kandidatëve të PS-së. Në funksion të kësaj, rinia socialiste do të ndahet në 100 skuadra elektorale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›