Legalizimet do kushtojnë 100 deri në 400 mijë lekë

27/03/2005 Berisha paraqet strategjinë për ligërimin e zonave informale
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha dje se qeveria shqiptare ka dështuar në procesin e legalizimit të zonave informale, pasi vetëm 10 për qind e personave, që kanë ndërtuar pa leje, kanë pranuar të dorëzojnë formularët për këtë qëllim. Sipas kreut demokrat, shkak për dështimin e këtij procesi është bërë ligji për legalizimet. Berisha premtoi se qeveria e PD-së, do të ketë si detyrë parësore zgjidhjen e këtij problemi. Kreu demokrat deklaroi se çmimi për legalizimet, në strategjinë e opozitës, varion nga 100 deri në 400 mijë lekë për ndërtim.
Çmimi
Çmimi që do të përdoret për legalizimet në zonat informale, sipas demokratëve nuk duhet të jetë më shumë se 100 deri në 400 mijë lekë për ndërtim. Berisha tha se këto fonde së bashku me donacionet do të përdoren për urbanizimin e zonave informale. "Tagri do të përcaktohet nga ekspertët, por absolutisht do të jetë simbolik. Vlera nga 1 milion deri në 4 milionë lekë të vjetra, kjo do të varet nga përmasat e banesës apo oborrit. Por, në qoftë se mblidhen të gjitha këto, llogariteni vetë shumën se sa shkon. Çmimi simbolik i bashkuar me donacione të përgjithshme, të BB dhe vendeve mike, mjafton për t’i shndërruar në qytete që llamburisin nga dritat", tha ai.
Strategjia
PD e konsideron si diskriminues ligjin e miratuar nga qeveria për legalizimet. Lideri demokrat Berisha u shpreh se ka një refuzim të këtij procesi nga të ardhurit në rrethinat e qyteteve. "Siç bëhet e ditur, jo më shumë se 10 për qind e të gjithë qytetarëve, të cilët duhet të mbushnin dokumentet, i kanë pranuar ato. Pra, ka një refuzim total ndaj këtij procesi, për shkak të ligjit diskriminues, penalizues ndaj këtyre qytetarëve", tha Berisha. Sipas tij, e vetmja zgjidhje përreth 800 mijë persona që jetojnë në banesa të palegalizuara është platforma e opozitës, sipas së cilës është shteti ai që merr përgjegjësinë e plotë për kompensimin e ish-pronarëve për trojet e zëna nga ndërtimet. "Ne jemi të vendosur që së pari, shteti të marrë përgjegjësi të plotë për kompensimin total të të gjitha sipërfaqeve të zëna. Së dyti, banesat do të legalizohen që të gjitha mbi bazën e një tagri simbolik. Së treti, fondet e krijuara nga ky tagër do të përdoren për urbanizimin e këtyre zonave. Jemi të bindur se asnjë skemë tjetër nuk mund të funksionojë dhe nuk do të funksionojë, përveç kësaj. Vetëm në këtë mënyrë i jepet përgjigje përfundimtare këtij procesi dhe rivendoset territori nën administrim të plotë dhe kontroll të plotë", tha Berisha.
Aliaj: Ja formula e legalizimeve
Anëtari i KOP, Besnik Aliaj, që është dhe një ndër hartuesit e strategjisë së PD-së për administrimin e territorit, thotë se dështimi i ligjit për legalizimet erdhi sepse ai u hartua nga qeveria vetëm për efekt të fushatës elektorale. Sipas tij, në rast se 220 mijë ndërtime futen në skemën e shtetit, atëherë përfitohet një vlerë e përgjithshme prej 3 miliardë dollarësh. "Procesi i legalizimit ka dështuar që në provën e parë, afatin e deklarimit të ndërtimeve pa leje. Sipas ligjit në fuqi, që u miratua disa muaj më parë me nxitim të madh, shteti duhet të mos vazhdojë me regjistrim, dhe të fillojë prishjen e gjithë ndërtimeve pa leje të padeklaruara. Burime qeveritare flasin për 200-220 mijë ndërtime pa leje, nga të cilat të deklaruara janë jo më shumë se 20000 deri më tani. Lind pyetja a mund të shëmbë qeveria 180-200 mijë ndërtime pa leje. Ky është një absurditet që dëshmon se sa gabim u veprua me ligjin e legalizimit", tha Aliaj. Sipas tij, në rast se këto ndërtime do të futeshin në skemën e legalizimit me çmimet e propozuara nga opozita atëherë do të përftoheshin rreth 3 miliardë dollarë. "Nga kalkulimet tona, nëse 220000 ndërtime pa leje legalizohen, do të aktivizojmë në tregun e ligjshëm të paktën 3 miliardë USD që aktualisht është jashtë tregut formal. Sikur 50 për qind e këtyre aseteve të vendosen si kolateral, me një financim 60-70 për qind nga bankat, do të thotë të kreditojmë nga bankat private rreth 1 miliard USD, që do të thotë të gjallërojmë ekonominë shqiptare", tha Aliaj.