E Diel, 1 Nëntor 2026

Milo dhe Xhuveli kundër afrimit të zgjedhjeve

27/03/2005  Aleatët e PS-së janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje më 3 korrik, ashtu sikundër janë shprehur edhe përfaqësuesit e PS. Sipas përfaqësuesve të agrarëve dhe të demokracisë sociale, afrimi i datës së zgjedhjeve në muajt më të freskët nuk ndryshon gjë në elektorat. Paskal Milo është shprehur se nuk do të bëhet pjesë e skenarëve të manipulimit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, dhe se nuk do të pranojë marrëveshje parazgjedhore në formë “kulisash”. Sipas kreut të PDS, kjo parti kërkon dhe e mbështet ndryshimin politikë në qeverisje, por ajo është për një ndryshim cilësor brenda së majtës shqiptare. Ndërsa Lufter Xhuveli shprehet se “3 korriku është data më e hershme që lejon Kushtetuta, në të kundërt do të lejohet shkelja e saj. Prandaj, unë mendoj që nuk ja vlen barra qiranë që, për pesë apo gjashtë ditë më përpara, të shkelet Kushtetuta. Populli thotë që nuk mund të prishet dasma për një limon, ca më tepër që nuk di se kush do të ishte ai që do të merrte përsipër shkeljen e Kushtetutës, sepse kjo nuk i lejohet as Presidentit të Republikës dhe mendoj që këto propozime për të afruar datën e zgjedhjeve janë më shumë me karakter elektoral sesa mund të kenë ndonjë bazë të vërtetë ligjore”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›