E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kokainë e prostituta, 5 shqiptarë në pranga

Itali

Katër shtetas shqiptarë të akuzuar si korrierë droge janë arrestuar nga policia italiane ditën e djeshme. Aksioni, siç raporton ANSA, u zhvillua përgjatë autostradës Brenner, midis Rovereto dhe Trento. Policia tha se në makinën e kontrolluar gjatë aksionit, u gjetën katër persona të moshës midis 18 dhe 20 vjeç, tre prej tyre rezidentë në krahinën Bolzano të Milanos. Policia njoftoi se ata ishin duke transportuar 400 gramë kokainë të pastër, që do të ishte shitur për 15 mijë euro. Kokaina ishte fshehur në bagazhin e makinës, që tashmë është sekuestruar. Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë publikë nga policia italiane deri në orët e vona të mbrëmjes për arsye hetimore. Ndërkohë, po dje policia italiane vendosi në pranga një 34-vjeçar nga Shqipëria. “Shqiptari i arrestuar, që jetojnë në Itali për dy ose më shumë vitesh dyshohet se është personi i kontaktit dhe përgjegjës për një shoqatë kriminale që synojnë shfrytëzimin e prostitucionit të grave jashtë BE-së. “Shqiptari dyshohet të jetë pjesë e një organizate, e cila ka sjellë në mënyrë të paligjshme në Itali shumë vajza nga Europa Lindore, duke i bërë ato prostituta dhe duke i shfrytëzuar në pjesë të ndryshme të Cosentinos. Policia thotë se shqiptari ka pasur konflikte me disa shtetas rumunë për ndarjen e territorit të prostitutave, çka e detyroi atë të ndryshonte disa vendbanime.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›