E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes një shqiptar e plagoset një tjetër duke iu arratisur policisë

Grabitësit

Një shqiptar ka vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë, pasi janë aksidentuar duke tentuar t’i arratisen policisë greke që po i ndiqte. Ngjarja nisi në një shtëpi të zonës në Milo Fthiotidhas. Dy shqiptarë, të moshës 28 dhe 29 vjeç, hynë nga një dritare e pambyllur dhe morën 850 euro nga një sirtar dhe një celular. Të zotët e shtëpisë që në atë kohë po ktheheshin në shtëpi, kuptuan çfarë po ndodhte dhe lajmëruan policinë. Grabitësit ikën me një “Alfa Romeo” të kuqe, por pak momente më vonë pas tyre u gjendën makina policie. Për të shpëtuar, rritën shpejtësinë dhe u drejtuan për në Lamia. U përpoqën të hyjnë nga nyja e Thermopilon për në fshatin Thermopiles, por shoferi humbi kontrollin dhe makina u përplas në mbrojtëset metalike. Makina u hodh në ajër! U shkatërrua plotësisht dhe shoferi gjeti vdekje të menjëhershme. Shoqëruesi i plagosur rëndë, doli nga makina e shkatërruar dhe duke çaluar përshkoi drejt një krah të rrugës dhe u fsheh në një vend të mbuluar nga shkurret. Policia e gjeti dhe e përcolli menjëherë në spital. Në rrobat e shoferit u gjetën 850 eurot që kishin grabitur, një pistoletë dhe një karikator me 13 fishekë. Shqiptari i plagosur rëndë, kurohet në spitalin e përgjithshëm të Lamias.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›