E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kokalari: Ja gënjeshtra e Albtelekomit

01/06/2005  Lëvizja “Mjaft”, së bashku me përfaqësuesin e Lobit Shqiptar në Amerikë, Geri Kokalari, gjatë një takimi me shoqërinë civile, kanë denoncuar dje metodat e privatizimit të kompanisë Albtelekom. Kokalari në fjalën e tij u shpreh se metodat, që janë përdorur për privatizimin e kësaj kompanie, janë abuzive dhe nuk është respektuar konkurrenca. “Ministri i Ekonomisë, Anastas Angjeli, ka një listë fantazmë me kompanitë që, sipas tij, kanë qenë të interesuara për privatizimin e Albtelekomit. Unë, për shembull, kam kontaktuar me kompaninë koreanojugore “Samsung”, që Angjeli pretendon se ka qenë një ndër konkurrentet për privatizimin e Albtelekom, dhe ata më kanë dërguar një email, ku shprehen se jo vetëm që s'kanë qenë të interesuar për privatizimin e tij, por as nuk e dinin se për çfarë bëhej fjalë. E njëjta gjë ka ndodhur dhe më një kompani tjetër amerikane, që është në listën e Angjelit”, tha Kokalari. Gjatë fjalës së tij, përfaqësuesi i lobit shqiptar tha se si pasojë e abuzimeve dhe monopolove, shqiptarët duhet të paguajnë për telefoninë celulare tarifa disafish më të larta se ato që aplikohen në të gjithë globin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›