E Hënë, 2 Nëntor 2026

LZHK ankohet te Moisiu për Dushkun

01/06/2005  Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Leka I Zogu i ka kërkuar Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu dhe Organizmave Ndërkombëtare të ndalin fenomenin e "Dushkut", i cili, sipas tyre, po përhapet në të gjithë procesin zgjedhor. Kryetari i shtabit elektoral të LZHK, Dashamir Shehi, u shpreh se nuk mjaftojnë vetëm deklaratat morale, por duhet dhe ndërhyrje energjike për të bllokuar këtë proces, që ai quajti destruktiv. “Ky proces po shkatërron në mënyrë përfundimtare institucionin e votës së lirë, në favor të aventurierëve politikë", tha Shehi. LZHK bën thirrje kryetarit të shtetit dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese që të marrin vendimet e duhura në zbatim të neneve kushtetuese që garantojnë përfaqësim të përafërt të numrit të deputetëve në parlament, sipas përqindjeve përkatëse që kanë marrë forcat politike”, tha Shehu. Sipas tij, procesi i "Dushkut" rrezikon që mos pasqyrojë realisht përqindjet elektorale të partive parlamentare aleate të dy forcave më të mëdha politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›