Milo pretanton kandidatin në Fier
01/06/2005 Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka prezantuar në rrethin e Fierit kandidatët për deputetë të kësaj partie. Duke kërkuar mbështetjen për shtatë kandidatët e tij në këto zona, Milo ka theksuar se “e majta shqiptare klanizohet dhe bashkohet jo vetëm në bazë të parimit, por e majta shqiptare ka filluar të bashkohet në terrene. Kandidatët bashkohen në qëndrimet politike, duke adoptuar palftorma të ndershme për të zhvilluar zgjedhje dhe fushatë demokratike”. Gjatë prezantimit, Milo tha se PDS-ja është e vetmja parti politike në Shqipëri që programin e saj politik e ka bazuar në nevojat sociale të qytetarëve. Kreu i PDS-së ka ritheksuar se partia e tij do të jetë pjesë e qeverisisë së ardhshme, duke shprehur bindejn se kjo qeveri do të jetë një qeveri e koalicionit të majtë.