E Hënë, 2 Nëntor 2026

Themelohet LBDSH - lidhja botërore e diasporës shqiptare

01/06/2005  Për herë të parë në historinë e saj, diaspora e re dhe e vjetër mbarëshqiptare bashkohet nën idealin e vetëm dhe sublim: ATDHEU MBI TË GJITHA.

Kjo ndodhi gjatë Kongresit të parë botëror të Diasporës, mbajtur më 28-29 maj në kryeqendrën e turizmit evropian, Rimini të Italisë. Dyqind delegatë, përfaqësues të komuniteteve të tyre, nga të katër anët e botës, iu përgjigjën thirrjes dhe morën pjesë në këtë eveniment historik, duke u mbledhur në sallën e kongreseve të zinxhirit hotelier "Albanesi Hotels", pronë e arbëreshit Franco Albanesi. Të ardhur nga Kanadaja, SHBA-ja, Zvicra, Anglia, Kroacia, Gjermania, Franca, Australia e sigurisht nga Italia, por dhe dy delegatë praktikisht të veçantë nga komuniteti i vogël shqiptar i Brazilit, i dhanë jetë kongresit në një axhendë tejet të ngjeshur dyditore. Në orën 09.00, të datës 28, pas tingujve të Himnit Kombëtar, që u këndua nga të gjithë të pranishmit, punimet e Kongresit i hapi organizatori i tij, kryetari i lidhjes shqiptaro-arbëreshe në Itali, shkrimtari Alban Kraja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›