Mosmarrëveshjet në koalicion janë normale

01/06/2005 Berisha: Thirrja ime për elektoratin është që të votojnë aleatët për sistemin proporcional
PD kërkon regjistrimin e studentëve dhe të ushtarëve aty ku janë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar dje se ekzistojnë mosmarrëveshje mes aleatëve të PD, por, sipas tij, kjo nuk ndikon në mbarëvajtjen dhe funksionimin e koalicionit. Kreu demokrat tha se i ka bërë thirrje elektoratit të PD-së për të votuar aleatët dhe jo ndonjë parti specifike të koalicionit. Sipas tij, rasti i Kamzës, ku Berisha i bëri thirrje pjesëmarrësve të adresojnë votat drejt PR-së, ishte një rastësi që nuk duhet ekzagjeruar. “Edhe çiftet më të harmonishme në botë nuk kanë harmoni absolute, por kanë edhe diversitete, pa lëre pastaj një koalicion me tetë parti. Natyrisht që mund të ketë qejfmbetje, por në tërësi funksionon në mënyrë të shkëlqyer. Thirrja ime drejtuar elektoratit është që të votojnë aleatët. Nuk duhet marrë një moment, por duhet marrë një kohë e tërë. Thirrja ime është ajo që kam përsëritur të votojmë për partitë aleate në proporcional”, tha Berisha.
Studentët
Lideri i PD-së, gjatë fjalës së tij, tha se ministri i Ekonomisë, Anastas Angjeli dhe ministri i Pushetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi, po sabotojnë pjesëmarrjen e studentëve dhe ushtarëve në votime. “Një betejë po fillon e egër nga simboli i korrupsionit dhe mashtrimit Angjeli, ndaj studentëve. I sigurtë se të rinjtë shqiptarë studentët e universiteteve kanë vendosur të ndëshkojnë në mënyrë të parikthyeshme simbolet e korrupsionit qeveritarët aktualë me votën e tyre. Ben Blushi bën presion që konviktet e Universitetit të Korçës të mbyllen më 3 korrik, pra frikë nga të rinjtë e universiteteve. Të njëjtën frikë ka edhe nga të rinjtë e reparteve ushtarake, të cilët nuk i kanë regjistruar”, tha Berisha. Sipas tij, studentët po mbështesin në këtë fushatë zgjedhore dy akademikët, njëri dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale, Ylli Pango dhe tjetri Rektor i Univeristitetit të Korçës, Gjergji Pendavinji. Kreu demokrat u shpreh se dy kandidatët e PD-së nuk kanë konflikte interesi me detyrën dhe nuk kanë arsye të japin dorëheqjen nga posti që mbajnë, gjë që një ditë më parë e kërkoi Kryeministri Nano gjatë një takimi në Burrel.
Akuzat
Berisha hodhi poshtë deklaratat e Kryeministri Nano, i cili akuzoi kryetarin e LSI-së, Ilir Meta, se po bashkëpunon me Berishën për të formuar qeverinë e ardhshme. Berisha i vlerësoi ato si deklarata të atij që përgatitet të humbasë. “I humburi këtë ka në dorë të akuzojë përçarjen. Por, fushata jonë është një tjetër çështje dhe nuk mund të ketë shmangie të fushatës sonë nga çështja e qytetarëve”, tha Berisha. Kreu demokrat disa herë e ka hedhur poshtë mundësinë e bashkëpunimit me LSI-në e drejtuar nga ish-kryeministri Meta, duke deklaruar se me këtë forcë politike opozita mund të bashkëpunojë vetëm kur të vijë koha e zgjedhjes së presidentit, për të penguar Nanon të zërë këtë post.