Kokona: Mungon koha për realizimin në kohë të listave të zgjedhësve
Megjithëse drejtori i përgjithshëm Armand Teliti deklaroi, se listat e zgjedhësve do të jenë gati shumë shpejt, kryetarët e minibashkive në Tiranë thonë se nuk kanë kohë për ti realizuar të gjitha procedurat brenda afateve ligjore. Në një intervistë për një televizion, Ilir Kokona, kryetari i njësisë tre, u shpreh se KQZ duhet të veprojë shpejt, pasi listat paraprake të zgjedhësve duhet të shpallen në 1 Mars edhe pse afati i parë ka kaluar pasi ato duhet të shpalleshin në 29 janar, në baze të kodit zgjedhor.
Përsa i përket zgjedhësve që nuk kanë një adresë të saktë për ta do të ngrihen qendra të posaçme votimi. Kohë të plotë nuk kemi, megjithatë do të punohet shumë. Doli e domosdoshme se u pa që kishte dublime; regjistri kombëtar i nxjerr pastër dublimet dhe ato do pastroheshin. A duhet të ishin bërë me kohë? Patjetër që duhet të ishin bërë me kohë tha Kokona. Kryetari i njësisë tre ngre dhe shqetësim për kontingjentin e personave me aftësi të kufizuar dhe të moshuarit, të cilët nuk kanë pasaporta dhe që duhet të aplikojnë brenda datës 30 Mars për letërnjoftime elektronike. Kokona shprehet se deri tani nuk kanë marrë një përgjigje për këta persona.
Email This Klikime: 1
Email This Klikime: 1