PD dhe PAD aleatë në zgjedhjet e ardhshme dhe në qeverisjen e vendit
Partia Demokratike dhe Partia Aleanca Demokratike do të jenë në koalicion në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 28 Qershorit dhe në qeverisjen e vendit. Zyra e shtypit pranë Kryeministrisë bëri të ditur në një njoftim për shtyp se Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë (PDSH), zhvilloi sot paradite një takim pranë Këshillit të Ministrave, me zotin Neritan Ceka, Kryetar i Partisë Aleanca Demokratike (PAD).
Gjatë takimit u diskutua lidhur me bashkëpunimin e ardhshëm elektoral mes dy forcave politike. Kryetari i PDSH-së, Berisha dhe ai i PAD-së, Ceka, dolën në përfundimin që në zgjedhjet e qershorit 2009 këto dy forca politike do të paraqiten si aleatë elektoralë dhe në qeverisjen e vendit.Berisha dhe Ceka theksuan se kjo erdhi si një domosdoshmëri që buroi nga qëllimet dhe programet e përbashkëta të këtyre dy forcave politike.
Email This Klikime: 1
Email This Klikime: 1