Koktejet, kënaqësia e verës
Vera është gjithmonë periudha e artë e barmenëve, është koha kur fantazia e tyre nuk njeh kufij. Prej disa vitesh koktejet renditen në listën e artë të pijeve nëpër bare, diskoteka apo klube nate. Askush nga ata që kanë dëshirë të argëtohen dhe kalojnë net të nxehta nuk porositin më birra apo ndonjë pije tjetër freskuese e të lehtë. Kokteji ka kaluar çdo parashikim të mundshëm ku i gjithë sekreti qëndron te përzierja. Sepse të dish të bësh diçka të tillë është një art më vete. Arritja e ekuilibrit mes përbërësve të ndryshëm me të cilët përgatitet arrin kulmin gjatë shijimit në netët e nxehta të verës. Me shumë alkool ose me pak, me erëza apo pikante, koktejet tashmë kanë një vend nderi. Në shumë vende të Europës, gjen bare luksoze ku çdo ditë mund të gjesh kokteje të ndryshme sipas dëshirës dhe shijeve. Për shembull, në një nga baret e San Tropesë një koktej joalkoolik me një emër të çuditshëm dhe shijet e parezistueshme si "Blaxk Samovar" me bazë çaji kumsi, lëng qitroje dhe limoni kripë të zezë nga Havai, apo "Green wall‘ me xhenxhefil, livandë, dhe çaj jeshil. Rezultati i kësaj strategjie i kënaq të gjithë. Në vend të pinë tri pije alkoolike nëse kanë vendosur ta kalojnë natën jashtë, klientët mund të pinë një të tillë dhe dy kokteje që përveç të tjerave janë edhe të shëndetshëm, tregon një barmen anglez që si specialitet të tijin ja "Black Martini". Për të gjithë ata që dëshirojnë të mos e teprojnë me kaloritë, ekziston edhe kokteji magjik. Në Ritz, në Paris, pastiçierë dhe barmenë janë mbledhur të gjithë së bashku për krijimin e koktejeve që risjellin shijet e ëmbëlsirave të famshme, para së gjithash tiramisusë: Kahlua, Ameretto, Espresso, Mascarpone. Në Amerikë, në vitet 1919-1933, kur konsumi i alkoolit ishte i paligjshëm, koktejet piheshin fshehurazi në shumë klube nate.
Meqenëse nuk mund të konsumohej alkooli, për ta hequr të gjithin nga qarkullimi baristët tentonin të përzienin pijet me njëra-tjetrën, duke u shtuar njëkohësisht edhe përbërës të tjerë si limon, borzilok apo fruta. Por edhe pse nisi si lojë, pikërisht kësaj periudhe mendohet se i takojnë edhe "recetat" e para të koktejeve të kohëve moderne. Në ato vite në Europë doli një përmbledhje që titullohej "900 receta koktejesh" ku përfshiheshin ato të përgatitura nga banakierë francezë dhe anglezë. Në të vërtetë, një koktej është një përzierje lëngjesh të ndryshme, me
shtimin e përbërësve të tjerë si: sheqer, fruta, akull apo edhe pije joalkoolike. Fjala koktej shfaqet për herë të parë në revistën e 16 majit të vitit 1806 të "Balance and columbian repository", ku jepet shpjegimi i mëposhtëm: "Kokteji është
një pije stimuluese, përbërë nga substanca të ndryshme alkoolike, të cilave u shtohet sheqer, ujë dhe fruta aromatike". Manuali i parë i plotë që përfshinte receta të ndryshme kokteji i takon vitit 1862, i quajtur "The bartender guide: how to mix drinks", i banakierit të njohur, Xherry Tomas. Po nga i njëjti autor disa vjet më vonë doli edhe "The bon vivants companion". Aty, Tomas, përveç listës së pijeve të zakonshme, me një përzierje
lëngjesh të tjera, kishte shkruar rreth dhjetë receta, të cilat ai i kishte quajtur "Coctail". Sipas tij, përbërësi kryesor i koktejeve nga pijet e tjera në atë kohë ishte përdorimi i lëngjeve paksa të hidhura edhe pse tashmë ky lloj përbërësi nuk gjendet në pothuajse asnjë nga recetat moderne. Po ashtu, profesori përpiqej të shpjegonte edhe prejardhjen e kësaj fjale, që sipas tij derivonte nga ajo franceze, "coquetel". Qëllimi që duhet të arrihet gjatë përgatitjes së një kokteji është ai i të arriturit të një shijeje të re nga përzierja e produkteve me shije dhe karakteristika të ndryshme. Për baristët ekzistojnë
rregulla përzierjesh që duhen respektuar patjetër, por me shumëllojshmërinë e produkteve që gjenden sot në treg mund të krijojnë një pafundësi kombinimesh të ndryshme. Një koktej kërkon gjithmonë të arrijë ekuilibrin perfekt mes ingredientëve të ndryshëm. Baza e tij është gjithmonë një pije alkoolike si: uiski, konjaku, xhini etj., e më pas shtohen përbërës të modifikuar që kanë si funksion t‘i japin atij shije të hidhur, të ëmbël, aromatike apo të athët. Shumë shpesh në formulën për përgatitjen e tij është i pranishëm akulli, i cili e bën disi më të lehtë shijen e tij. Po ashtu, mund të përdoren edhe elementë dekorativë si: ullinjtë, qershitë, feta limoni dhe portokalli, gjethe nenexhiku apo borziloku. Ndërsa për amerikanët është një e drejtë nga e cila nuk mund të heqin dorë, për europianët është një nga mrekullitë e tjera të botës dhe kënaqësitë më të mëdha të jetës. Ndoshta shumë pak njerëz e dinë, por i madhi Ernest
Heminguej e kishte muzën e vet, ndaj thoshte gjithmonë: "Miojito im i dashur, je ti ai që më jep forcë, sidomos kur nuk kam durim të shkruaj ndonjë germë.