E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujtimet e Çenit: Si u largova nga Bushi

Ish-zëvendëspresidenti amerikan,
Dik Çeni, pati kundërshti
me shefi n e tij gjatë mandatit të
dytë presidencial të Bushit, pasi,
sipas tij, ai po tregohej shumë i
butë në lidhje me luftën kundër
terrorizmit. Çarja mes të dyve
doli në dritë, ndërsa Çeni, njeriu
kryesor që ndodhej pas shumë
veprimeve të ashpra të ndërmarra
nga administrata, si sulmi në
Irak, torturat ndaj të dyshuarve
për terrorizëm, ka diskutuar për
librin e tij të ardhshëm me kujtime
me ish-kolegë dhe ekspertë të
politikës. Gjatë ditëve të fundit të
presidencës, Bush ndaloi torturat
ndaj të dyshuarve për terrorizëm,
mbylli burgjet sekrete të CIA-s
dhe ndryshoi qëndrim ndaj Iranit
dhe Koresë së Veriut, të cilat më
parë i kishte quajtur pjesë të të
ashtuquajturit "Aksi i së keqes".
Sipas atyre që kanë qenë pranë
Çenit në atë kohë, ky ndryshim e
çuditi shumë atë. "Gjatë mandatit
të dytë, ai e ndjeu që Bush po i
largohej", bën të ditur një burim
anonim për "Washington Post".
"Ai tha atëherë se Bush kishte
treguar pas kritikave të mëdha që
mori. Çeni po shihte një pavarësi
te Bushi, që nuk e kishte vënë re
më parë. Doktrina e Çenit ishte:
kurrë mos kërko falje, kurrë mos
jep shpjegime, ndërkohë që Bush
po operonte me një politikë më
pajtuese". Në ndryshim nga Çeni,
Bush ka mbajtur një qëndrim të
heshtur ndaj politikave të Barak
Obamës. Çeni nuk ka hezituar
që ta kritikojë Presidentin e ri,
ndërkohë që ai ka hedhur poshtë
një pas një politikat e Bushit,
veçanërisht mbylljen e Guantanamos
dhe ndalimin e teknikave
të hetimit. Në fakt, Çeni duket më
shumë i angazhuar se vetë Bushi
për të mbrojtur trashëgiminë e
presidencës së tij. Duket se për
herë të parë kjo marrëdhënie e re
mes Bushit dhe Çenit ka dalë në
një intervistë të gjatë në "Time",
kur Çeni foli për dështimin e tij
për të marrë një falje presidenciale
nga Bushi për rastin e ndihmësit
të tij, Libby.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›