Pensionet fshat-qytet, 15 % rritje në 2010
Autori i Lajmit: red.
Sigurimet Shoqërore
Pensionet për vitin 2010 do të rriten në masën 7 % për qytetin dhe 15 % për fshatin. Të paktën ky ishte premtimi i bërë dje nga ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, gjatë një deklarate në media. Në fjalën e tij, Ksera u shpreh se në strategjinë e dikasterit që ai drejton është parashikuar që për tre vitet në vazhdim të ketë rritje të diferencuar të pensionit.
Rritja
“Do të realizohen përmirësime në projektbuxhetin afatmesëm dhe në projektbuxhetin e vitit 2010, për të mbështetur financiarisht objektivin e Qeverisë që pensionet e qytetit të rriten 7% çdo vit, ndërsa pensionet e fshatit të rriten 15% në vit. Mbështetur edhe në parashikimet e projektbuxhetit afatmesëm 2010-2012, rritja e pensioneve për vitin 2010 është parashikuar në masën 7% për qytetin dhe 15% për fshatin”,- tha dje ministri i Punës, Spiro Ksera. Sipas Ministrisë së Punës, rritjet e pensioneve për vitet në vazhdim 2011, 2012 e 2013 janë parashikuar të jenë në masën 7% për qytetin dhe 15% për fshatin. Rritja e pensioneve do të jetë për të gjitha kategoritë. Sipas statistikave, çdo vit listës së pensionistëve i shtohen edhe 4000 emra të rinj.
Kategoritë
Në rritjen e re të pensioneve do të përfshihen pensionistë që marrin pension pleqërie, familjar dhe invaliditeti, si në qytet ashtu dhe në fshat. Ndërkohë, ashtu siç është vepruar edhe gjatë viteve të kaluara, pritet që kjo rritje të mos cenojë kompensimet e ndryshme që përfitojnë pensionistët. Specialistët e ISSH-së sqarojnë se të gjithë pensionistët pa përjashtim, do të vazhdojnë të përfitojnë edhe kompensimet e përfituara me vendime të veçanta të qeverisë.
Shtesa e fundit
Rritja e fundit (shtesa) për pensionistët u bë në muajin maj të këtij viti (2009). Sipas specialistëve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) në Tiranë, rritja e re e pensioneve,(që u zbatua në muajin maj), u shtoi mesatarisht 1 mijë lekë çdo përfituesi të pagesës së pleqërisë. Pra pensionet e qytetit u rritën me 10 për qind, ndërsa pensionet e fshatit me 20 për qind.
Kontributet fshat-qytet barazohen në vitin 2020
Edhe për 11 vite të tjera qytetarët që janë kontribues të skemës aktuale të pensioneve do të vazhdojnë të paguajnë kontribute më të larta sesa kontribuesit e fshatit. Kur këta kontribues të kthehen në përfitues,(pasi kanë mbushur moshën për pension), pavarësisht sa kontribute kanë derdhur, masa e pensionit barazohet për të gjithë. Specialistët e sektorit të kontributeve në ISSH shpjegojnë diferencën 11-vjeçare të kontributeve të fshatit me ato të qytetit. Sipas tyre, kjo skemë është ndërmarrë me synimin e ndërgjegjësimit dhe ndihmës sociale ndaj fermerëve për të paguar sigurimet shoqërore. Specialistët e ISSH-së pranojnë se kontributet e fshatit janë më të vogla se ato të qytetit, por se kjo nuk e rrezikon skemën. Specialistët argumentojnë se në vitin 2020 kontributet e fshatit do të barazohen me ato të qytetit dhe kjo do të balancojë skemën e nisur. “Kjo skemë nuk ka rrezik, pasi diferencimi do të balancohet ndër vite. Kjo do të thotë se, vit pas viti, kontributet e fshatit do të vijnë duke u rritur. Për shembull, nëse të vetëpunësuarit në bujqësi (fermerët) për zonat fushore kanë pagur 10.000 lekë në vit kontribute shoqërore, ndërsa më pas kontributi që ata derdhin është rritur në 12000 lekë në vit. Ndërsa për zonat malore të vetëpunësuarit paguajnë më pak. Pra deri në vitin 2020 diferenca e derdhjes së kontributeve do të vazhdojë deri sa të barazohet viti pas viti pas 11 vjetësh”, shpjegon specialisti N. Balluku.
Kriteret për pensionet e fshatit
Duke qenë se skema e sigurimit të të vetëpunësuarve në bujqësi, financohet në pjesën më të madhe nga shteti, për t u siguruar dhe për të përfituar nga kjo skemë kërkohet nga fermerët:
- Të kenë tokë në pronësi, në përdorim ose me qira
- Të kenë aktivitet bujqësor e blegtoral
- Të zhvillojnë aktivitetin e tyre brenda rrethit ku kanë qendrën e banimit
BOX
Tabela për nivelet e kontributeve sipas viteve
Vitet Zonat fushore Zonat malore
1993-2001 1 620 972
2002 3 890 2335
2003 5 215 3592
2004 5 215 3592
2005 7 820 5390
2006 10 000 6500
2007 10 000 6500
2008 12 000 7800
Sigurimi
Shëndetësor (2008) 3 360 2016
Pensionet 2009, kontributet rriten në 55 milionë lekë
Të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore gjatë vitit 2009 parashikohet të arrijnë në shifrën e 56.191 milionë lekë. Ekspertë të Ministrisë së Financave kanë shpjeguar se parashikimet janë bazuar në efektet e reformës së re të uljes së normës së kontributeve me 5 për qind të pjesës që paguan punëdhënësi, e cila hyri në fuqi që nga 1 maj 2009. "Rritja e parashikuar e të ardhurave nga kontributet do të jetë rrjedhojë e rritjes ekonomike, formalizimit të tregut të punës ndërmjet përmirësimit të regjistrimit me anë të pajisjes me kartë identiteti, si edhe eliminimit gradual të raportit midis normës së kontributeve që paguan punëdhënësi dhe asaj që paguan punëmarrësi, për të arritur në nivelin e vendeve të tjera", theksojnë ekspertët. Që nga 1 maji 2009 reforma në sigurime preku përqindjen e paguar nga punëdhënësi, e cila u ul nga 20 në 15 për qind. Në buxhet është parashikuar që të ardhurat e kontributeve do të jenë 56.191 milionë lekë, nga të cilat 49.812 milionë lekë kontribute shoqërore, ose 4.7 për qind e PPB në vitin 2009, krahasuar me 4.6 për qind në vitin 2008. Numri i kontribuesve për vitin 2008 është 400 000 persona, ndërsa si rezultat i rritjes së numrit të kontribuesve në biznesin e madh me rreth 6 % dhe numrit të kontribuesve në biznesin e vogël me rreth 45 mijë, parashikohet një rritje prej 56 400 kontribues të rinj në skemë. Në tabelën më poshtë paraqitet ecuria e të ardhurave nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në periudhën 2005-2009.
Tabela
Vitet 2006 2007 2008 2009
Ritmi vjetor i rritjes në % 8.6 6.8 21. 10.1
Ky lajm është publikuar: 20/10/2009